Haradinaj për Kadarenë: Emri yt do t’i jetojë epokat - NACIONALE

Haradinaj për Kadarenë: Emri yt do t’i jetojë epokat

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lamtumirën shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare, ia dha edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se “emri i tij do t’i jetojë epokat”.

“Ne sot e kemi humbur gjeneralin e letrave shqipe, e kemi humbur ambasadorin e krijimtarisë shqiptare në Botë, e kemi humbur Ismail Kadarenë, emri i të cilit i ngërthen në vete krejt vlerat më të larta që mund t'i ketë njeriu!”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Sot nuk ka emër më të madh ndër shqiptarë, se sa emri Ismail Kadare. Jo vetëm se ai mbetet emblema e letërsisë, e krijimtarisë dhe e krenarisë shqiptare, por sepse ishte shqiptari më i famshëm në Glob. Njeriu që e lartësoi Kombin, që e lartësoi Shqipërinë, që lartësoi Kosovën dhe që letërsinë e një kombi të vogël e futi në analet e letërsisë së përbotshme.

Ne sot e kemi humbur gjeneralin e letrave shqipe, e kemi humbur ambasadorin e krijimtarisë shqiptare në Botë, e kemi humbur Ismail Kadarenë, emri i të cilit i ngërthen në vete krejt vlerat më të larta që mund t'i ketë njeriu!

Ky emër do t'i jetojë epokat!

Lamtumirë Mjeshtër!

Lajme të ngjashme