Haliti për shuarjen e Kadaresë: Mbetet gjallë në zemrat e njerëzve
Tronditje e rëndë për botën letrare ka qenë shuarja e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, ka thënë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, i cili uroi që vepra letrare e tij të jetojë në zemra të njerve.
Postimi i Halitit:
Bota letrare u trondit rëndë me ikjen nga kjo botë të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.
Kadare la gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në letërsinë shqiptare, por edhe në atë botërore, pasi ishte një shkrimtar i jashtëzakonshëm me përmasa ndërkombëtare.
Uroj që veprat letrare dhe jetësore që ka lënë pas të mbeten gjallë në zemrat e njerëzve.
Ngushëllime familjes, miqve dhe shkrimtarëve për humbjen e kalosit të letrave.