Gypat enigmatikë që u nxjerrin telashe historianëve    - NACIONALE

Gypat enigmatikë që u nxjerrin telashe historianëve   

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Data e saktë nuk dihet për themelimin të Patrikanës, që është pothuajse e panjohur. E gjithë kjo mendohet të jetë, se përderisa Shën Sava (d. 1235) ishte ende gjallë se vendi u bë një metoh (tokës në pronësi dhe drejtohet nga një manastir) e manastirit Zica, atëherë selinë e Kryepeshkopatës serbe.

Patrikana e Pejës, është e ndërtuar tërësisht me gurë vendas dhe mjeshtër vendas nga shekujt IV-VI për të marrë formën e saj të sotme gjatë shekujve XIII-XIV. Ky monument kulture është vendosur në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Historiani Jahja Drançolli me një postim në Facebook reagoi për një ndërhyrje të paligjshme gjatë restaurimit dhe konservimit të Patriarkanës së Pejës (2006-2008).

“Ndërhyrja në fasadën e kompleksit, vendosja e tubacioneve të ujit në pjesët më vitale të enterierit të kompleksit ku ruhen afresket përfaqësuese të kultit, bllokimi i dritarës romanike së bashku me afreskun, etj. Patrikana e Pejës, e ndërtuar tërësisht me gurë vendas dhe mjeshtër vendas nga shekujt IV-VI për të marrë formën e saj të sotme gjatë shekujve XIII-XIV. Ky monument kulture është vendosur në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s!”

Madje më tej ai shtoi se “megjithatë, objektivi kryesor i restaurimit dhe konservimit ka qenë ndërhyrja në fasadën e kompleksit të Patrikanës së Pejës, por nuk janë kursyer as afresket, dritaret dhe portat. Sipas burimeve që kemi, duhet theksuar se në shekujt XVI-XVII, kur është bërë ndërhyrja e parë në kishën e Shën Dhimitrit dhe në kapelën e Shën Nikollës, në kishën e Patrikanës së Pejës, fasadat e tyre kanë mbetur të paprekura, përkatësisht nuk janë suvatuar, dmth. origjinaliteti është ruajtur nga shekujt e mëparshëm kur u ndërtuan këto kisha. Gjithashtu, pjesët hyrëse (paripratos) të kishave të kompleksit të Patrikanës, të quajtura hyrja e Danielit (Danilit), nuk janë suvatuar. Prandaj, sipas të gjitha gjasave, qëllimi i drejtuesit të "projektit të konservimit dhe restaurimit", sado i mbështetur nga politika e asaj kohe, ishte t'i tregonte botës se kjo trashëgimi e kultit të krishterë u ndërtua në të njëjtën kohë dhe me stil të njëjtë, dmth. gjatë shek. XIII-XIV, dhe si i tillë i ngjan Manastirit të Zhiçës, prej nga u transferua në Pejë në fund të shek. XIII, selia e Kishës Ortodokse e Rashës. Nga ana tjetër, dihet se në rastin e konservimit dhe restaurimit, në vitet 1931/32, 1938 dhe në vitet '60 dhe '70 të shek. XX, këtu janë zbuluar pjesë të monumenteve të kultit paleokristian të shekujve IV-VI, çështje kjo e vërtetuar shkencërisht më shumë se një herë”, shkroi Drançolli.

Njëri nga komentuesit u shpreh se “Sa u përket dy tubave të ujit siç thoni ju, ka gjasa të mos jetë ashtu. Në restaurime të harqeve të gurit shpesh aplikohen "tirantë" metalikë që i kapin forcat horizontale të cilat sikur duan ta "hapin" harkun nën veprimin e peshës së kupolës”.

Me suvatimet sistematike të kryera në vitet 2006-2008, është bërë shkatërrimi i plotë i shtresave të vjetra dhe atyre të mëvonshme. Këto shtresa tashmë janë të vështira për t'u studiuar, pasi janë degraduar pothuajse tërësisht. Edhe këto shtresa antike, pas konservimit dhe restaurimit në vitet 2006-2008, e kanë humbur mundësinë e prezantimit, një çështje pothuajse parësore për trashëgiminë kulturore.

Lajme të ngjashme