Gratë në Filozofi - NACIONALE

Gratë në Filozofi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

“Kur ju kërkohet të emërtoni një filozof/e, ka më shumë gjasa që shumë nga mendimtarët kryesorë që ju vijnë në mendje të jenë meshkuj.”

Duke hedhur një vështim të shpejtë në të gjithë historinë e mendimit filozofik botëror, do të vëmë re se roli i grave në të është jo i mirë. Më mirë nuk qëndrojnë as edhe shkencat natyrore, por për disa arsye, filozofia ka qenë gjithmonë një “zonë e ndaluar” për gratë. Edhe pse, nga ana tjetër, të paktën 50% studente gra (dhe nganjëherë më shumë) përbëjnë departamentin e filozofisë. Si filozofe, e pohoj këtë.

Në Universitetin e Prishtinës, në departamentin e filozofisë janë vetëm dy gra që përbëjnë stafin e personelit akademik. Kjo shifër nuk është shumë ndryshme nga gratë që janë në fushën e shkencave humane, në të cilat ato priren të jenë më afër me burrat.

Cili është shpjegimi për këtë? - Gjatë këtij artikulli i gjithë fokusi im është mbi paragjykimet e grave në filozofi. Nëse ndalem në periudhat e hershme të filozofisë, arrijë në postulatet e mendimit se gratë ishin thjesht të papërshtatshme për filozofinë. Në veprën “Politika” Aristoteli i konsideronte gratë të nënshtruara ndaj burrave, por superiore ndaj skllevërve dhe pa pushtet. Ai besonte se burri kishte pushtet politik mbi gruan.

Përkundrazi, mësuesi i tij, Platoni, pranon barazinë e grave dhe burrave në aspektin e intelektit dhe virtytit, por ai përmend faktin se nuk ka barazi sa i përketë forcës dhe fuqisë.

Hegeli mendonte ndryshe: “Gratë, sigurisht, mund të arsimohen, por mendjet e tyre nuk janë përshtatur me shkencat e larta, filozofinë ose disa nga artet... Dallimi midis burrit dhe gruas është i njëjtë si midis kafshës dhe bimës.”

Fatmirësisht, kjo pikëpamje, për arsye të dukshme, është më pak e popullarizuar tani. Këtu, megjithatë, fokusi kryesor është te paragjykimet e nënkuptuara dhe kërcënimet e stereotipave, dy dukuri psikologjike të vërtetuara mirë. Në rastet e paragjykimeve të nënkuptuara, zbulohet se njerëzit kanë paragjykime të pavetëdijshme kundër anëtarëve të atyre grupeve që janë të stigmatizuar negativisht në kulturën e tyre. Paragjykimet arrijnë të marrin formë, për shembull, një tendencë për të lidhur më fort burrat sesa gratë me udhëheqjen. Këto paragjykime janë jashtëzakonisht të përhapura dhe gjenden si tek anëtarët e grupeve të stigmatizuara ashtu edhe tek ata që me vetëdije janë shumë egalitar.

Në filozofinë bashkëkohore, filozofi gjerman Friedrich Nietzsche kishte pikëpamje të përziera në lidhje me gratë. Në shkrimet e tij, Nietzsche i kritikon gratë me tonin e tij të zakonshëm ironik, e nga ana tjetër, ai nuk e mohon madhështinë e tyre të jashtëzakonshme, dhe për më tepër, njeh dhe vlerëson të gjithë gjininë femërore: inteligjencën, shpirtin dhe bukurinë e tyre si mendimtare.

“Gruaja perfekte. Gruaja e përsosur është një lloj njeriu më i lartë se burri i përsosur, dhe gjithashtu diçka shumë më e rrallë.” - Friedrich Nietzsche

“Në hakmarrje dhe në dashuri, gruaja është më barbare se burri.” Friedrich Nietzsche

Revista OUPblog, rendit nëntë filozofe gra duke i cilësuar ato si fromësuese të filozofisë (se si gratë i kanë dhënë formë filozofisë).

Revista kishte kërkuar autorëve të tyre për të treguar për një filozofe grua që e admironin dhe të jepnin arsyet pse. Më poshtë mund t’i lexoni përgjigjet e tyre për një vështrim ndriçues dhe të larmishëm mbi filozofet gra dhe kontributet që ato kanë dhënë në këtë fushë.

Macrina the Younger

Filozofia e lashtë nuk është e njohur për mendimtaret femra. Vetëm disa emra mund të vijnë në mendje këtu, si Diotima, një personazh ndoshta imagjinar i paraqitur në Simpoziumin e Platonit, ose Hypatia, i vrarë në mënyrë të famshme nga një turmë e krishterë në Aleksandrinë e lashtë. Por mund të gjenden figura të fshehura, si Macrina e Vogël (v. 379 pas Krishtit), motra e babait të kishës greke dhe filozofit Gregori të Nyssa-s. Gregori i kushtoi dy vepra motrës së tij pas vdekjes së saj, në atë që është quajtur “përfaqësimi më spektakolar i një gruaje shenjtore si filozofe” në antikitet. Unë do të inkurajoja këdo që është i interesuar për platonizmin, krishterimin dhe filozofinë, të lexojë dialogun e tij “Mbi shpirtin dhe ringjalljen”, në të cilin Macrina është luajtur në rolin e një femre. Sokrati, duke diskutuar mbi pavdekësinë, ndërsa ajo është fjalë për fjalë në shtratin e saj të vdekjes. Bashkë me rrëfimin e tij më agjiografik në Jetën e Macrinës, ai na jep ndjenjën e gjallë të devotshmërisë dhe të të mësuarit të saj, si dhe të mënyrës se si filozofia pagane u mor dhe u ripërdor nga teologët e lashtë të vonë, të krishterë.” – Peter Adamson, Ludwig-Maximilians-Universität München, autor i serisë A History of Philosophy Without any Gaps. Shkruajti revista OUPblog.

Historikisht dihet shumë pak për Diotimën e Mantinesë (rreth viteve 350-380 p.e.s). Sipas saj, njerëzit mund ta shprehin dashurinë përmes riprodhimit si fjalë për fjalë ashtu edhe metaforikisht - duke riprodhuar për të pasur fëmijë, ose duke ndarë idetë e tyre dhe duke e bërë veten të pavdekshëm në këtë mënyrë. Në thelb, dashuria është pjesë e shtytjes për të qenë të pavdekshëm, në trup dhe në mendje.

Mary Astell

Filozofja që admiroj më shumë është Mary Astell. Në jetën reale, imagjinoj, ajo do të kishte qenë vërtetë e frikshme - kjo është ajo që më pëlqen tek ajo. Në shkrimet e saj, ajo ishte një luftëtare e peshave të rënda në emër të gjinisë femërore: duke mos goditur asnjë grusht, ajo hyri në skenën intelektuale në Anglinë e shekullit të shtatëmbëdhjetë me argumente nokdaun kundër paaftësisë së supozuar morale dhe intelektuale të grave. Gratë e kohës së saj kishin nevojë për këtë trimëri: kishin nevojë për dikë në këndin e tyre që nuk kishte frikë të thërriste mizogjininë e bashkëkohësve të tyre. Është një bekim që Astell kishte atë avantazh të tmerrshëm – pa të, historia e feminizmit do të ishte shumë ndryshe.” - Jacqueline Broad, Universiteti Monash, autore e Grave Filozofe të Anglisë së shekullit të tetëmbëdhjetë. Po ashtu, shkruajti revista OUPblog.

Edhe gratë janë marrë me filozofi, anipse ndonjëherë mund të duket sikur vetëm burrat kanë pasur diçka për të thënë. Më poshtë keni disa nga emrat e filozofeve femra, të guximshme, të shkëlqyera, frymëzuese, që i gjejm tek revista Culture Trip.

Hypatia, e bija e një filozofi (Theon Alexandricus). Ajo u rrit për t'u bërë jo vetëm një filozofe e respektuar në vete, por në fakt kreu shkollën neoplatonike në qytetin antik të Aleksandrisë.

Heloise d'Argenteuil, një filozofe që përfundimisht u bë murgeshë, është ndoshta më e njohur për lidhjen e saj tragjike të dashurisë me Peter Abelard, por ajo ishte e famshme në kohën e saj për intelektin e saj dhe ishte një besimtare shumë e hershme në një filozofi mjaft radikale feministe.

Hannah Arendt, filozofe dhe teoriciene politike, ajo është një mendimtare shumë me ndikim në tema të tilla si totalitarizmi dhe natyra e së keqes.

Simone de Beauvoir, ajo është e famshme me librin e saj “Seksi i dytë”, i cili shtron bazat për teorinë e ekzistencializmit feminist - në thelb, se një person nuk lind grua, ajo bëhet e tillë duke u krahasuar me burrat (kështu edhe titulli i veprës).

Ayn Rand, puna dhe idetë e Rand janë rrënjosur thellë në peizazhin politik amerikan. Ajo shkroi dy romane shumë të famshme, “The Fountainhead” dhe “Atlas Shrugged”, ky i fundit mbështet filozofinë e saj përcaktuese.

Iris Murdoch është më e njohur për punën e saj si romanciere dhe dramaturge, por ajo gjithashtu ka një pjesë të konsiderueshme të shkrimeve filozofike. Ndikimet e saj më të mëdha ishin nga Platoni dhe filozofi francez Simone Weil, dhe disa nga veprat e saj më të respektuara në filozofi ishin kritikat e saj ndaj Wittgenstein, të cilin ajo e takoi ndërsa ishte në Kembrixh, dhe Sartre.

George Eliot, është më e famshme për shtatë romanet që shkroi, duke përfshirë Silas Marner dhe Middlemarch. Megjithatë, pjesa më e madhe e punës dhe fokusit të saj përmbante një prirje të rëndë morale.

Laura Bassi, ishte një pioniere e vërtetë si për filozofinë natyrore ashtu edhe për gratë në akademi. Në 1732, kur ishte vetëm 21 vjeç, ajo mori doktoraturën e saj nga Universiteti i Bolonjës - në atë kohë gruaja e dytë që mori një doktoraturë nga një Universitet Evropian.

Lajme të ngjashme