Grammys 2023: Qe lista e fituesve - NACIONALE

Grammys 2023: Qe lista e fituesve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Duke filluar me ceremoninë hapëse, tepihun e kuq, dhe e përcjellur nga çmimet më vonë, të gjithë 91 çmimet "Grammy" u ndan të dielën në Los Anxhelos. Këngëtarja më e nominuar, Beyonce,e cila u fut në këtë natë me nëntë nominime, u largua si top fituesja e të gjitha kohëve, duke arritur numrin e 32 çmimeve "Grammy" të fituara në karrierë, me katër triumfet e saja mbrëmë.

Sam Smith jo vetëm që fitoi një "Grammy" por literalisht të gjitha të drejtat e komunitetit LGBTQ, kur shkëlqeu me paraqitjen e tij, derisa Kim Petras u bë personi i parë transgjinor që fiton një "Grammy" për performancën më të mirë pop duo/grup, me këngën "Unholy".

Fituesja e EGOT, Viola Davis fitoi duartrokitje me ngritje në këmbë, shumë të merituara, derisa fitueset tjera të natës, Adele dhe Lizzo që na befasuan me fjalimet e tyre brilante.

Ndërkohë, Bad Bunny na dëshmoi se nuk ka verë pa të, derisa Harry Styles literalisht u duk si vera.

"Grammys 2023" ishin njëmend magjike.

Shikoni listën e fituesve më poshtë:


Albumi i Vitit - Harry Styles – Harry’s House
Performanca më e mrirë Pop Duo/Grup - Sam Smith dhe Kim Petras – “Unholy”
Kënga e vitit - Lizzo ‘About damn time’
Albumi më i mirë vokal - Harry Styles
Kënga më e mirë R&B: Beyoncé – “Cuff It”
Artisti i ri më i mirë - Samara Joy
Albumi më i mirë 'country' - Willie Nelson – A Beautiful Time
Kënga e Vitit - Bonnie Raitt ‘Just like that’
Albumi më i mirë rep: ’Mr. Morale & The Big Steppers’ Kendrick Lamar
Performanca më e mirë pop solo: Adele “Easy on Me”
Albumi më i mirë Dance/Electronic Music: Beyoncé – Renaissance
Albumi më i mirë me muzikë urbane: Bad Bunny – Un Verano Sin Ti
Albumi më i mirë pop vokal: Harry Styles – Harry’s House
Tekstshkruesi i vitit, Non-Classical: Tobias Jesso, Jr.
Videoja më e mirë muzikore: “All Too Well: The Short Film”

Lajme të ngjashme