Frikësohem t'i tregoj partnerit të ri çka ndodh kur përjetoj orgazëm - NACIONALE

Frikësohem t'i tregoj partnerit të ri çka ndodh kur përjetoj orgazëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jam nënë beqare, 37-vjeçare, me pa aftësi, nënë e binjakëve 13-vjeçar. Nuk kam bërë seks që 11 vite sepse urinoj kur përjetoj orgazëm. Gjithashtu nuk ndihem atraktive për shkak të shenjave dhe kufizimeve që i kam. Tash kam filluar të takohem me një burrë, i cili është nëntë vite më i ri dhe, derisa ai është djalosh fantastik, frikësohem të bëj seks me të. Si mund të flas me të për shqetësimet e mia në mënyrë që të kalojmë në fazën tjetër të marrëdhënies?

Përgjigja e psikoterapeutes Pamela Stephenson Connolly


Flisni me një doktor për gjendjen tuaj. Ka zgjidhje, dhe të gjesh një të përmirëson vetëbesimin. Rekomandoj t'u çasesh shqetësimeve seksuale në mënyrë më argëtuese dhe joshëse. Mundohuni të përdorni humborin, dhe mbaje në mendje se kur ka dëshirë të fortë seksuale të përbashkët, shumica e kufizimeve mund të akomodohen. Ti je ajo që e di cilat janë dëshirat tua seksuale dhe si t'i arrini, dhe është e rëndësishme të ndani këtë me të, posa të ndiheni se tërheqja mes jush është e pashmangshme apo shumë e mundur. Mos prisni që ai t'ua lexoj mendjen. Ai, me shumë gjasë, do të ketë nevojë për udhërrëfim specifik, nëse është person i kujdesshëm. Do të jetë falënderues për informacionin dhe do ta implementojë. Mos harroni të reciprokoni duke pyetur për nevojat e tij specifike seksuale dhe duke bërë më të mirën për t'i përmbushur ato.

Lajme të ngjashme