Aktorja rrëfen traumat nga abuzimet që i bëri vetes për t'u futur në rolin e filmit “Midsommar” - NACIONALE

Aktorja rrëfen traumat nga abuzimet që i bëri vetes për t'u futur në rolin e filmit “Midsommar”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Florence Pugh ka zbuluar se ajo lejoi mendjen të shkonte në vende shumë të errëta për t’u futur në karakter për horrorin e “A24”, “Midsommar”.

Kult-filmi ishte hit që e ndërtoi Pugh, e cila luajti si Dani Ardor, një studente fragjile kolegji që udhëton drejt Suedisë me të dashurin dhe miqtë për të përcjellur festivalin “midsummer” – por gjithçka shkon për keq kur kuptohet se bëhet fjalë për një kult të çuditshmë dhe të dhunshëm.

Për t’u futur në rol të të traumatizuarës Dani, Pugh u desh të fuste disa mendime goxha problematike në kokën e saj.

“Isha e mbështjellur në të,” tha ajo në episodin e fundit të podkastit, “Off Menu”.

“Kurrë nuk kam luajtur dikë që ishte në aq shumë dhimbje më parë dhe do ta vendosja veten në situate goxha m** që ndoshta aktorët tjerë nuk e kanë të nevojshme, por thjesht do të imagjinoja gjërat më të këqija.

“Spse çdo ditë përmbajtja do të bëhej më e çuditshme dhe më e vështirë për t’u bërë. Po i vëja vetes gjëra të shëmtuara në kokë.

“Mendoj se në fund abuzova me veten për të arritur atë performancë.”

Pas muajsh abuzimi truri, do të imagjinoit se Pugh mezi ka pritur t’i thoshte lamtumirë produksionit pas mbarimit – por nuk ishte aq e lehtë.

“Kujtoj teksa shikoja [jashtë dritares së avionit] dhe ndjeja faj të tmerrshëm sepse ndihesha sikur e kasha lënë atë në atë gjendje,” shpjegoi Pugh.

“Qartazi kjo është një gjë psikologjike ku unë ndjev faj të madh për pozitën ku e kisha future veten, por definitivisht u ndjeva se e kisha lënë në atë fushë të abuzohej… gati sikur e kisha krijuar këë person dhe pastaj thjesht e lashë atje për të bërë një tjetër film.”

Pugh gjithashtu foli rreth asaj se çka ajo beson se i ndodhi Danit në fund të filmit, pasi ajo u kurorëzua “May Queen”, ndërsa i dashuri Christian u ofrua si sakrificë.

“Gjithmonë mendova se ajo mbijetoi,” u tall ajo.

“Por nuk mendoj se atyre u intereson për të dhe nuk mendoj se ajo është në një vend ku njerëzit e duan që ajo të jetë aty. Mendoj se ajo do të marrë respekt dhe dashuri në një mënyrë të çuditshme.”

Lajme të ngjashme