Finlanda përgatit varrin e parë nuklear në botë
E lirë nga emetimet e serrave dhe ndotja e ajrit, e pavarur nga ‘tekat’ e motit, energjia bërthamore mund të jetë një zgjidhje ideale për zëvendësimin e lëndëve djegëse fosile. Por ka një pengesë: mbetje radioaktive që mund të jenë të rrezikshme për mijëra vjet.
Ndonëse fuzioni bërthamor do ta eliminonte këtë problem, ai ende nuk është shfrytëzuar me sukses, kështu që nënproduktet e fizionit janë aktualisht të pashmangshme.
Por në pyjet e Finlandës, zgjidhja në të cilën do të marrin pjesë shkencëtarët nga e mbarë bota, do të fillojë punën e saj vendimtare. Brenda pak vitesh, mbetjet e nxehta do të mbyllen në sarkofagë bakri dhe do të vendosen në një shkëmb të lashtë statik, për ‘të fjetur të patrazuara’ për 100.000 vjet në "varrin e tyre bërthamor".
U zgjodh pikërisht ky vend sepse ka qenë gjeologjikisht i qetë për miliarda vitet e fundit, thanë studiuesit për El-Showk. Ai shtrihet mes dy zonave paralele, të cilat do të thithin energjinë dhe kështu do ta lënë vendin të sigurt.
Është uji, jo tërmetet, ai që paraqet rrezikun më të madh të humbjes së mbetjeve radioaktive. Për këtë arsye ajo duhet të jenë të gdhendura nga shkëmbinj dhe minerale rezistente ndaj ujit, ku çdo çarje e tyre të vihet re lehtësisht dhe të mbushet.
Kjo parashihet se do t’i sigurojë Finlandës më shumë se një të tretën e energjisë elektrike të vendit, dhe fillimisht shufrat do të ftohen për disa dekada në pishina, përpara se të transportohen në Onkalo, ku do të mbyllen në një varg tunelesh 1400 metra nën tokë.
Kur shufrat të mbërrijnë për herë të parë, çdo ‘pikë ujë’ i mbetur do të thithet me fshesë me korrent nga robotët; më pas ato do të mbyllen në bombola prej gize, brenda një bombole bakri, me gaz argon që formon një barrierë shtesë mes të dyjave. (Argoni është një nga "gazrat fisnikë" inertë më të njohur, që mbase mund të ju kujtohet qysh nga shkolla fillore.)
Këto bombola bakri më pas rrethohen nga një guaskë tjetër bentoniti – një shtresë baltë që mund të thithë ujin dhe të frenojë sulmin e pamëshirshëm të mikrobeve.
"Ju kurrë nuk duhet të heqni dorë vetëm për shkak të një pengese," tha Emily Stein, një studiuese e GDF në Sandia National Laboratories.
Një problem shqetësues: U deshën dekada punë që GDF-të të mbërrinin si favorit konsensus për asgjësimin e mbetjeve bërthamore, shkruan Lewis Blackburn i Universitetit të Sheffield. Ka pasur edhe ide të tjera, sigurisht; për ta dërguar atë në hapësirë, ose në det, ose në fund të oqeanit.
Por të gjitha këto përfundimisht u lanë mënjanë si shumë të rrezikshme.
Çelësi i aftësisë së GDF-ve për të mbajtur mbetjet për qindra mijëra vjet është koncepti me shumë pengesa. Duke kombinuar shtresat artificiale të sigurisë me ato natyrore, rrezatimi mund të mbahet i mbyllur për t'u ftohur ngadalë.
Megjithatë, disa studiues kanë ngritur shqetësime në lidhje me materialet e kontrollit në Onkalo, kimisti Peter Szakálos dhe kolegët e tij kanë kryer eksperimente që e bëjnë atë të besojë se bakri përfundimisht do të plasaritet dhe se objekti duhet të jetë prej bronzi.
Por skuadrat e tjera ose nuk kanë qenë në gjendje t'i përsërisin ato rezultate, ose kanë gjetur se ndryshimet që rezultojnë janë aq të ngadalta sa nuk përbëjnë një kërcënim të vërtetë.
Por ndoshta pengesa më e madhe për GDF-të është perceptimi publik.
Suksesi i Onkalo-s i atribuohet jo pak kulturës së besimit të Finlandës në institucione dhe mbështetjes në energjinë bërthamore.
Por në vende të tjera, publiku dhe qeveritë vendore ngritën kundërshtime të ashpra, siç është rasti me GDF-në e propozuar për malin Yucca në Nevada, e cila ka 20 vjet që ‘vuan’ nga mungesa e energjisë elektrike.
“Është konsensus shkencor, ndërkombëtarisht, se qasja GDF është mënyra më e mundshme teknikisht për të asgjësuar në mënyrë të përhershme mbetjet bërthamore,” thotë Blackburn. "Onkalo është një shembull për botën që bashkëpunimi shkencor dhe angazhimi i hapur me publikun mund të bëjnë të mundur asgjësimin e sigurt të mbetjeve bërthamore."