Financial Times: Destinacioni i këtij dimri, Bjeshkët e Nemuna të Shqipërisë
Destinacioni më emocionues i skijimit të këtij dimri sipas Financial Times janë Bjeshkët e Nemuna të Shqipërisë. Gazeta e njohur ka bërë një reportazh me trajnerin e skijimit në bjeshkë, findlandezin Tom Robbins, që drejton “heliskialbania” duke përshkruar turizmin dimëror si “pothuajse inekzistent, kryesisht i kufizuar tek shqiptarët që udhëtojnë me makinë në fundjavë për të bërë foto dasmash apo selfie në Instagram në dëborë”.
Këto janë fotografitë e realizuara nga një udhëtim 6 ditorë që për ndërkombëtarë sipas Robbinson kushton rreth 8 mijë e 700 euro.