Filmi ‘Rrugës’ i Samir Karahodës rrugëton për në Kanë: Synon ‘Palmën e Artë’
Samir Karahoda rrugëton për në Kanë me filmin e ri ‘Rrugës’.
Ky film është përzgjedhur zyrtarisht në garën e fillmave të shkurtër në edicionin e 77-të të Festivalit t Kanës.
Filmi “Rrugës” sjell tregimin e një babai dhe djalit të tij në rrugën e tyre për në aeroport për të marrë një dhuratë të ardhur nga jashtë, e dërguar nga kumbari i djalit.
Ndërsa përballen me pengesa burokratike dhe një perspektivë të pakëndshme për ndryshime reale politike dhe sociale në vendin e tyre, ata gjejnë ngushëllim dhe forcë në optimizmin e tyre të përbashkët për të ardhmen.
Në rolet kryesore paraqiten Ylber Mehmeti dhe Miron Karahoda.
Kjo është hera e dytë që një film në regji të Samir Karahodës përzgjedhet për garën zyrtare të Festivalit më prestigjioz në botë, pas filmit “Pa Vend” që e kishte premierën në Cannes në vitin 2021.
Filmi që është në garë për çmimin prestigjioz ‘Palma e Artë’, prezantohet më 24 maj në Cannes, në ora 11:00.