Fansat kanë mbetur të shokuar në koncertin e parë pas shumë kohësh të Adele: 'Zhduket' mistershëm nga skena
E panevojshme të cekim se Adele ka një reputacion ikonik.
Mirëpo, zhvillimi i fundit i kanë lënë fansat seriozisht të shokuar, derisa këngëtarja "u zhduk" në ajër gjatë një performanceje shumë të pritur të saj në Las Vegas, "fundjavët me Adele-n".
Duke shfrytëzuar Twitterin, një fans me emrin Fred pubikoi një klip të Adeles duke performuar në "Pallatin e Cesarit" në Vegas, Nevada më 18 nëntor, pasi më herët ajo kishte anuluar disa performanca në Qytetin e Mëkateve.
Në videon e cila kishte titull "ku dreqin shkoi?", shihet këngëtarja duke ngritur duart gjatë një duartrokitjeje, para se një perde me xixa rozë të lëshohej mbi të.
Kur xixat festive ranë mbi të, Adele literliasht u zhduk nga të pamurit.
"U tmerrova për një sekondë kur kjo ndodhi, por mendoja "ku është?", një fans pranoi në komente nën videon, derisa një tjetër shtoi: "Vëllaqko, ku shkoi mbretëresha jonë?"
Edhe ne ishim po aq të shokuar, për të qenë të sinqertë.
Nuk është saktësisht e qartë si e bëri këtë Adele, por do të ishte e drejt të hamendësonim se ajo përdori ndonjë derë të padukshme për audiencën, të cilën mund ta ketë hapur kur xixat ranë mbi të.
Adele disappeared into confetti to close out her first Vegas show. pic.twitter.com/8NQOme2FPa
— Pop Base (@PopBase) November 19, 2022
Nga kampi i këngëtares ende nuk e kanë komentuar fenomenin e mistershëm.
Rezidenca e këngëtares në Las Vegas fillimisht pritej të fillonte në janar të këtij viti, por falë pandemisë, organizimi u shndërrua në kaos.
Adele zbuloi për fansat se saj se "gjysma e ekipit" të saj është prekur nga Covid-19 dhe se nuk ishin në gjendje të kompletonin spektaklin në të cilin ajo kishte punuar aq shumë.
Në një fjalim të përlotur drejtuar fansave të saj në rrjetet sociale, ajo foli se i ishte thyer zemra kur dinte se njerëzit kishin bërë plane, kishin rezervuar bileta avioni, kishin organizuar dhoma hoteli dhe u emocionua shumë kur e shihte të performonte albumin e saj të ri dhe hitet e saj të vjetra, megjithatë ajo e dinte. ajo nuk mundi ta zhvillonte shfaqjen siç ishte planifikuar.
