Eksperimenti Milestone: Pas zemrës, tani arrihet transplanti i veshkave nga derri te njeriu - NACIONALE

Eksperimenti Milestone: Pas zemrës, tani arrihet transplanti i veshkave nga derri te njeriu

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në fund të shtatorit 2021, një ekip studiuesish transplantuan dy veshkat e një derri gjenetikisht të modifikuar, në trupin e një njeriu që kishte përjeturar ‘vdekje të trurit’ (humbja e pakthyeshme e të gjithë funksionit të trurit). Pas transplantit të veshkave, veshkat e reja mbajtën rrjedhjen e gjakut dhe madje prodhonin urinë. Studimi zgjati 77 orë dhe rezultatet u publikuan një ditë më vonë, në American Journal of Transplantation.

"Kjo vërtetoi se ne mund të jemi në gjendje ta bëjmë këtë," thotë kirurgu kryesor i studimit të ri Jayme Locke, një kirurg transplanti në Universitetin e Alabamës në Birmingham (UAB). Procesi i standardizuar i hulumtimit "do të jetë po aq i rëndësishëm sa të tregojë se veshkat e derrit janë të ‘vlerëshme’ te njerëzit".

Transplantimi i një organi është një rrugë plot rreziqe. Sistemi imunitar i njeriut është jashtëzakonisht i mirë për të bërë diferencën mes "vetes" dhe "jovetes" dhe kur zbulon një entitet i huaj – qoftë një virus, një bakter ‘i çuditshëm’ apo edhe organ i brendshëm i dikujt tjetër – ai ‘sulmon’. Kjo është e mrekullia që organizim bën për të luftuar sëmundjet. Por në kontekstin e transplantimit, një përgjigje e fortë imune përfundimisht mund të bëjë që trupi të refuzojë organin e ri.

Për të shmangur këtë, mjekët përshkruajnë barna imunosupresuese. Fatkeqësisht, këto medikamente gjithashtu e lënë pacientin të ndjeshëm ndaj viruseve dhe baktereve. “Rreziku më i madh është [përllogaritja e gabuar] e këtij ekuilibri midis refuzimit dhe infeksionit”, thotë Dorry Segev, një specialist i transplantimit të veshkave në Universitetin Johns Hopkins, i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtim.

Tek pacientët që marrin një organ jo-njerëzor, një procedurë e quajtur xenotransplantim, ky rrezik shumëfishohet. Xenotransplantet (dhe, në raste të rralla, transplantet e organeve njerëzore që nuk përputhen mirë) mund të shkaktojnë një fenomen të quajtur refuzim hiperakut, në të cilin trupi fillon të sulmojë në mënyrë agresive organin e ri brenda disa orësh apo edhe minutash pas operacionit. “Është një lloj tjetër refuzimi. Dhe është një pengesë themelore,” thotë Paige Porrett, drejtor i alotransplantimit të përbërë të vaskularizuar dhe e Kërkimeve Klinike dhe Përkthimore në Institutin Gjithëpërfshirës të Transplantit të UAB dhe autori kryesor i studimit.

Ekipi i Porrett e kapërceu këtë pengesë duke përdorur veshkat e një derri ‘të projektuar’ me dhjetë ndryshime kryesore gjenetike për t'i bërë organet e tij të përshtaten më mirë për njerëzit. Për shembull, derri dhurues ishte i pajisur me gjene për të ndihmuar në parandalimin e mpiksjes së gjakut dhe për të rregulluar forcën e enëve të gjakut. Një tjetër gjen, i përfshirë në përgjigjen ndaj hormoneve të rritjes, u eliminua për të siguruar që veshkat e transplantuara të mbetën në përmasat njerëzore brenda marrësit. "Sigurisht që nuk do të doja një veshkë me madhësi derri," thotë Locke.

Procedura e ekipit nuk ishte transplantimi i parë i veshkave nga derri te njeriu: ai operacion u zhvillua më 25 shtator në NYU Langone Health dhe marrësi ishte gjithashtu një person pa aktivitet truri. "Ishte mjaft emocionuese," thotë Robert Montgomery, drejtor i Institutit të Transplantit Langone në NYU, i cili kreu operacionin me ekipin e tij.

Hulumtimi i tij dhe i kolegëve të tij u krijua kryesisht për të testuar qëndrueshmërinë e veshkës së vetme. Meqë organi funksionoi me sukses, duke mënjanuar mbetjet nga gjaku dhe duke i nxjerrur ato në formën e urinës, kjo ngjalli shpresat për hulumtime tjera që do sjellin sukseset e radhës.

Studiuesit gjithashtu u munduan për të siguruar që derri dhurues të ishte rritur në një mjedis jopatogjenik edhe i gjithë procesi u shqyrtua nga një bord etik. "Në disa momente kjo ndihej më e vështirë se shkenca aktuale që po bënim," thotë Porrett.

Megjithatë, transplantimi shkoi pa probleme: veshkat nuk treguan shenja të refuzimit hiperakut dhe madje filluan të funksionojnë. Brenda 24 orëve, veshka e djathtë prodhoi rreth 700 mililitra urinë – afërsisht aq sa prodhon një i rritur mesatar në ditë. Veshka e majtë prodhoi vetëm disa mililitra në ditën e parë, por u bë më aktive në të dytën. Kjo nuk ishte e pritshme, megjithatë, thotë Locke, ndonjëherë ndodh që funksioni i organit të transplantuar të zgjatë deri në një javë – edhe kur transplanit ndodh nga njeriu në njeri.

Të mbash një trup në lëvizje për më shumë se një javë pas vdekjes së trurit është zakonisht e vështirë. Montgomery vëren se veshkat zhvilluan mpiksje të vogla gjaku të quajtura trombe fibrine, por që kjo mund të jetë rezultat i gjendjes së pacientit. "Ka komplikime pas vdekjes së trurit," thotë ai. "Mund të jetë mjaft ‘e stuhishme’." – shton Jim Parsons, pjesëmarrës në studimin UAB.

Ka ende shumë punë për të bërë përpara se ksenotransplantimi të bëhet i zakonshëm. Locke dhe Segev pajtohen se do të duhen të paktën pesë deri në dhjetë vite të tjera kërkime përpara se veshkat e derrit të mund të bëhen të zakonshme.

Por ata thonë se këto përparime janë tepër inkurajuese. Ne mund t'i afrohemi shpejt ditës kur gati 100,000 pacientë në listën e pritjes për transplantim të organeve nuk do të duhet të presin më – ndonjëherë me vite ose më kot – për një donator njeri.

Lajme të ngjashme