E kam një shtysë të fortë që të vjedh nëpër dyqane - NACIONALE

E kam një shtysë të fortë që të vjedh nëpër dyqane

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zoe Williams

E mbaj mend mirë, se kur isha e re, ekzistonte një klishe që thoshte se gratë e moshës së mesme duan të vjedhin nëpër dyqane.

S’po flas për vjedhjen e zakontë, kur ju duhet një send e s’mund ta paguani, por për vjedhjen gjatë menopauzës, kur nuk ju duhet asgjë një send dhe megjithatë e merrni. Ishte lëndë e mirë për radio-komeditë, dhe akademitë nisën të hulumtonin seriozisht se çka mund të jetë duke e shkaktuar këtë gjë. A mos ishte thjesht depresion apo diçka më specifike? Një përgjigje filozofike mbi humbjen e fertilitetit, ndoshta? Gjithnjë ky shpjegim s’më bindte, por çka dija unë?

Më pas në vitin 2001, Winona Ryder i prishi këto shpjegime duke kryer një vjedhje aq spektakolare (e ishte vetëm 30 vjeçare!) sa e vetme e theu klishenë, dhe e çoi në koshin e plehërave.

Para se të kisha rastin ta merrja vesh se çfarë ndjenje ishte të vjedhje, imperativi social ishte zhdukur dhe shtysa kurrë s’më gllabëroi, megjithëse një shoqe e imja një herë e kishin vjedhur një kartë dasme, dhe nëse doni ta dini sa autentike ishte, ajo as që e dinte se kush po martohej.

Për fat të keq, dyqani përballë meje kishte diçka që doja. Nuk doja të paguaja për të. Doja ta kisha. Ishin do lule.

Kishte një rrezik përralle në të dhe i doja ato lule. Nuk doja të isha personi i këndshëm që futet në dyqan dhe mirësjellshëm pyet nëse mund t’i blejë lulet. E kalova dyqanin katër pesë herë në ditë, dhe do t’ju gënjeja po të thosha se nuk kisha me vete edhe një palë gërshërë (për t’i prerë). Kushtet deri tash nuk kanë qenë të duhurat – gjithnjë dikush ishte afër – dhe kjo s’ishte sjellja që doja ta bartja te të tjerët. Më duhet të pranoj diçka, megjithatë: nuk ndihem në depresion e as afërsisht filozofike. Ndihem gjallë.

*Shënim: Nuk po e pranoj këtë gjë, në mënyrë që të mos e bëj më pas. Por, ju e dini një gjë të tillë.

Ky shkrim është përkthyer nga Nacionale dhe është botuar së pari në The Guardian nga opinionistja e kësaj gazete e përmendur më lart. Kushdo që ka probleme të tilla, e lusim të na shkruajë në info@nacionale.com

Lajme të ngjashme