Dua Lipa në Ishujt muze të Japonisë - NACIONALE

Dua Lipa në Ishujt muze të Japonisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dua Lipa

Ndërsa jam ende duke zhvilluar turneun tim Future Nostalgia, 2022-shi ishte padyshim një vit intensiv, por ndihem shumë me fat që këtë vit kam parë thuajse çdo cep të botës. Pas qëndrimit tim në Tokio muajin e kaluar, pata mundësi të vizitoja ishujt muze të Naoshimas, Inujimas dhe Teshimas në Japoni. Nuk e shpreh dot gëzimin që ndjeva, duke u mahnitur me mrekullitë artistike që ofron ky arkipelag. Me një mori instalacionesh surreale, muzesh moderne dhe përsosmërish arkitekturore, kreativiteti në këta ishuj ishte i paimagjinueshëm dhe më ka frymëzuar shumë. Nëse ju jepet mundësia për t’i vizituar, ja disa nga vendet që nuk duhen humbur.

  1. Muzeu “Benesse House” – një ndërthurje muze-hotel, ky është një vend i mrekullueshëm për të qëndruar në Naoshima.
  2. “Valley Gallery” – e projektuar nga Tadao Ando, ​​kjo perlë arkitekturore në Naoshima e shfrytëzon mirë mjedisin e saj të veçuar dhe i bën vend instalacionit të jashtëzakonshëm të Narcissus Garden të Yayoi Kusama.
  3. Muzeu “Chichu Art” – ky muze në Naoshima, që fjalë për fjalë do të thotë “muze arti në tokë”, është ndërtuar nën tokë dhe tashmë është një vepër arti në vetvete.
  4. Yellow Pumpkin i Yayoi Kusama – është shumë interesante të shohësh këtë instalacion simbolik në natyrë pranë bregdetit të Naoshimas.
  5. Muzeu i artit “Inujima Seirensho”- ky muze, i cili përfshin një galeri arti në rrënojat e një ish-rafinerie bakri, u ndërtua me idenë e “përdorimit të asaj që ekziston për të krijuar atë që do të jetë”. Thjesht spektakolare!
  6. Projekti “Inujima Art House” – një koleksion galerish që e shndërron të gjithë qytetin në një muze!
  7. Muzeu i artit “Teshima” – muzeu më i mrekullueshëm nga pikëpamja arkitekturore, i projektuar si një vepër arti që ndërvepron me mjedisin përreth.
  8. “Teshima Yokoo House” – një bashkëpunim midis artistit Tadanori Yokoo dhe arkitektit Yuko Nagayama, të cilët restauruan një shtëpi të vjetër private për të krijuar një galeri si asnjë tjetër

Lajme të ngjashme