Drake humb 1 milion dollarë pasi vuri bast në fitoren e Argjentinës kundër Francës në Kupën e Botës
Drake ka humbur para të majme, pasi vuri bast që Argjentina të mposhte Francën në Kupën e Botës.
Basti 1 milionësh i reperit kanadez për Argjentinën në finale dështoi të dielën, pasi ndeshja u mbyll me rezultat 3-3, ndërsa 4-2 pas penalltive.
Derisa Argjentina eventualisht mposhti Francën në 11-metërsha, artisti i "Rich Flex" vuri bast në një mënyrë ku vazhdimet nuk numërohen dhe rezultati vendoset bazuar në shifrat pas 90 minutave lojë, sipas "Vulture".
Në një postim të fshirë nga Instagrami tash, Drake zbuloi për ndjekësit e tij se ai do të gjeneronte 2.75 milionë dollarë shpërblim nëse do të fitonte.

Pamjet e Drake duke konfirmuar mbështetjen për Argjentinën gjithashtu u shfaqën në rrjetet sociale, me një mik që tregon atë duke thënë "unë marrë Argjentinën, ai do të marrë Francën", derisa kishte veshur fanellë të Napolit.
Deri tash, reperi i lindur në Toronto përdoret si pikë referente për humbje bastesh në botën e sportit, ku disa madje kanë fajësuar humbjet e ndeshjeve në "mallkimin e Drake".
Canada are the first World Cup team since 1978 to attempt at least 20 shots and 1 penalty kick and not score a goal 😳
— ESPN FC (@ESPNFC) November 23, 2022
They took the pitch to 'Started From the Bottom'. The latest victims of the Drake curse 😅 pic.twitter.com/uHe69CLIAz
Kohët e fundit, Drake ka fituar shuma të mëdha parash pas basteve në ndeshje të tjera.
Më herët këtë vit, ai humbi 2 milionë dollarë për bastin në luftën e UFC-së, derisa Israel Adesanya u mposht nga Alex Pereira në UFC 281, më 12 nëntor në Nju Jork.
Argentina fans seeing Drake has bet on them to win 😰 pic.twitter.com/t0nK36x3dN
— ESPN FC (@ESPNFC) December 18, 2022
When you think the Drake curse is finally broken… pic.twitter.com/l7wvSUJXxu
— ODDSbible (@ODDSbible) December 18, 2022
Drake gjithashtu humbi më shumë se 200 mijë dollarë në maj, pasi vendosi para në ngasësin e Formula 1, Charles Leclerc të fitonte Grand Prixin Spanjoll.
For real tho… drake gotta stop playing with the timeline
— The Guy (@MI_Abaga) December 18, 2022
Fansat kanadezë të sportit gjithashtu fajësuan reperin dhe "mallkimin" e tij në rrjetet sociale pasi Kanada u eleminua nga Kupa e Botës këtë vit.
Para ndeshjes finale të Kupës së Botës 2022, shfrytëzuesit e Tëitterit u tallën kur kuptuan se Drake kishte vënë bast në fitoren e Argjentinës, me disa që u frikësuan se basti i tij do të ndikonte në humbjen e skuadrës.