Çka tregon obsesioni ynë për shtëpitë e të famshmëve? - NACIONALE

Çka tregon obsesioni ynë për shtëpitë e të famshmëve?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndërsa kushtet tona të jetesës përkeqësohen, oreksi ynë për të parë në shtëpitë e mega të pasurve vetëm sa bëhet më i fortë. Njerëzit janë të fiksuar për shembull pas shtëpisë së Emma Chamberlain. Dhoma e ndenjes është vërtet tërheqëse, pëlhura të buta, ndriqim nga të gjithë anët, ka bimë kudo, ka një pishinë dhe një fushë basketbolli. Është pikërisht lloji i shtëpisë ku miliona njerëz do të donin të jetonin.

Ne kemi parë në mënyrë soditëse shtëpitë e të pasurve dhe të famshëmve për dekada tani. Shija jonë e parë e zhanrit erdhi në formën e MTV Cribs, e cila u shfaq premierë në shtator 2000 - shumë kohë përpara se Khloe Kardashian të na ftonin në shtëpitë e tyre përmes tregimeve në Instagram. Deri në vitin 2005, “Cribs” paraqiti shtëpitë e mbi 150 të famshëmve.

Më pas erdhi bumi i realitetit televiziv në mesin e viteve 2000 – “The Hills”, “Keeping Up with the Kardashians”, “Real Housewives” – duke u pasuruar me telefonët e mençur dhe rrjetet sociale. Por, pavarësisht nga kjo gërryerje e mistikës që shoqëronte dikur personazhet e famshëm, oreksi ynë për të parë në shtëpitë e të pasurve të mëdhenj nuk po tregon asnjë shenjë humbje të interesimit. Në fakt vetëm sa shtohet.

Emisionet sikurse “73 Pyetjet e Vogue” dhe “Architectural Digest's Open Door” kanë vazhdimisht miliona shikime. Pastaj “Selling Sunset” mbetet një nga shfaqjet më të njohura të Netflix dhe Cribs madje u rikthye vitin e kaluar me super sukses. Por çfarë qëndron pas kësaj magjepsjeje me shtëpitë e të famshëmve – veçanërisht në një epokë ku gjithnjë e më pak njerëz mund të përballojnë të kenë një shtëpi të tyren?

"Unë zakonisht shikoj turne në shtëpi të famshme për kënaqësi, frymëzim dhe për të admiruar krijimtarinë e ekipeve që i bëjnë të mundur," thotë 21-vjeçarja Aditya, një adhuruese i emisioneve të tilla. Ajo përmend shtëpinë e Chamberlain dhe Dakota Johnson si dy nga shtëpitë e saj të preferuara të të famshëmve, duke shtuar se ata e lanë atë pak në depresion, pasi ajo e di se kurrë nuk do ta mund ketë një shtëpi të tillë.

Dr. Jessica Martin, një sociologe në Universitetin e Leeds, shpjegon se marrëdhëniet tona parasociale me figura të profilit të lartë shpesh ushqehen me këtë përmbajtje.

“Ne kemi qenë gjithmonë të obsesionuar me iluzionin e intimitetit të figurave të famshme dhe nën sistemin neoliberal, hapësira e brendshme, shtëpia, është një pjesë qendrore e identitetit”, thotë ajo.

Por pse jemi veçanërisht të mahnitur nga kjo lloj përmbajtjeje në këtë moment të saktë në kohë? Një pjesë e arsyes, thotë Martin, është se bllokimet e COVID-19 intensifikuan interesin tonë për hapësirat shtëpiake të elitës.

“Shtëpitë u bënë hapësira nga të cilat punonin shumë njerëz, dhe për figurat publike kjo shpesh nënkuptonte dhënien e intervistave nga shtëpitë e tyre. Teksa njerëzit ishin në depresion në shtëpitë e tyre, duke u përpjekur të përballeshin me izolimin, shikimi i shtëpive të tjera, është një argetim dhe frymëzim”, thotë ajo.

Interesi ynë për jetën e të pasurve është rritur gjithashtu së bashku me kostot e larta të jetesës. Kushdo i lindur pas vitit 1990 hyri në fuqinë punëtore pas rrëzimit të vitit 2008, në momentin kur një jetë tradicionale dhe komode, filloi të dukej si një ëndërr e largët.

Lajme të ngjashme