Çfarë është Fitër Bajrami? Ja çfarë duhet të dini për festën e myslimanëve
Fitër Bajrami festohet për të përkujtuar fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit dhe zhvillohet në tre ditë. Fitër Bajrami do të thotë "festë e prishjes së agjërimit".
Ramazani shënon kohën kur Kurani, libri i shenjtë mysliman, iu shpall Profetit Muhamed. Myslimanët e devotshëm agjërojnë gjatë orëve të ditës dhe kalojnë kohë në vetë-reflektim, lutje dhe dhënie bamirësie.
Në vit festohen dy Bajramë: Kurban Bajrami dhe Fitër Bajrami.

Çfarë përfaqëson Fitër Bajrami?
Fitër Bajrami është dita e parë në të cilën muslimanët rifillojnë jetën e tyre normale dhe i japin fund agjërimit që kërkohet gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
"Zoti na ka dhënë atë 'Fitër Bajramin', një ditë të veçantë për të festuar aftësinë tonë për ta kaluar atë një muaj agjerimi," tha Khalid Mozaffar për 'USA Today', drejtor i komunikimit dhe kontaktit në Shoqatën Islamike Amerikane në Frankfort, Illinois.
Dhënia e bamirësisë, e njohur si zekat, është një nga traditat e Bajramit. Zekati është një nga pesë shtyllat e Islamit. Muslimanëve u kërkohet të paguajnë zekatin në baza vjetore për të ushqyer dhe ndihmuar ata që kanë nevojë.

Si festohet Bajrami?
Festimet e Bajramit fillojnë me lutje të veçanta në xhami. Shumë muslimanë vishen me rroba të reja, pasi besohet se Profeti Muhamed do të vishte rrobat e tij më të mira për të përkujtuar këtë ditë.
Pasi falen, familjet muslimane mblidhen dhe shkëmbejnë dhurata. Anëtarët e komunitetit, familja dhe miqtë mblidhen gjithashtu për të ndarë ëmbëlsira, dhurata dhe histori. Është një festë që feston të mirat e jetës dhe bekimet që erdhën me muajin e shenjtë të agjërimit.
"Nëse vizitoni familje të ndryshme, do të ushqeheni shumë," tha Mozaffar.
Sipas tij, gjatë kësaj feste, disa myslimanë dalin vullnetarë në kuzhinat e supave ose qilarët e ushqimit për të ndihmuar ata që kanë nevojë.
Këto aktivitete tradicionalisht vazhdojnë për tre ditë. Në shumicën e vendeve myslimane, e gjithë periudha treditore është një festë zyrtare e qeverisë/shkollës.
/Nacionale/