Çast i madh për muzikën: Pink Floyd rikthehet pas gati 30 vjetësh me këngën mbështetëse për Ukrainën
Bendi legjendar i muzikës, Pink Floyd, ka shënjuar muzikën botërore dhe trendet përgjatë dekadave. Ata kanë qenë inspirimi i një game të gjerë artistësh muzikorë edhe pas përfundimit të karrierës së tyre. Megjithatë, kjo karrierë e madhe, është rikthyer edhe njëherë për ta dhënë një vulë të mesazhit, edhe politik, me këngën "Hey Hey Rise Up".
Ajo që na ka vërtetuar kjo këngë është se Pink Floyd nuk është prej bendeve që e kanë mbaruar karrierën përshkak të rënies së përkrahjes për ta. Grupi i hiteve legjendare si "Hey you", "Comfortably numb", "Money", "Losf for words" e shumë e shumë tjerave, është rikthyer me këngën "Hey Hey Rise Up", e cila është një bashkim mjaft interesant.
Më 24 shkurt 2022, Rusia e sulmoi Ukrainën. Këngëtari ukrainas i grupit BoomBox, Andry Khlevniuk, e ndali turin e tij nëpër Amerikë, për t'u kthyer në Kiev e për të luftuar në vendin e tij. 3 ditë më pas, siç shpjegohet edhe në klipin e Pink Floyd, ai postoj një video në llogarinë e tij në Instagram duke kënduar këngën Ukrainase "Kulpra e kuqe në Livadh".
Kjo bëri që grupi legjendar Pink Floyd, t'i rikthehet edhe njëherë muzikës, pas 28 vjetësh, për ta kombinuar këndimin në gjuhën ukrainase të Andry Khlevniuk me ekzekutimin maestral muzikor të grupit.
Këtu mund ta gjeni këngën. Fondet e mbledhura nga kënga do të shkojnë në ndihmë të Ukrainës, raporton Al Jazeera.