Brooklyn Beckham thotë se nuk dëshiron të pajtohet me prindërit e tij: S’ma respektojnë gruan
Brooklyn Peltz Beckham ka deklaruar se nuk dëshiron të pajtohet me prindërit e tij të famshëm, ish-futbollistin David Beckham dhe ish-anëtaren e Spice Girls, tashmë stiliste mode, Victoria Beckham.
Këtë e bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku pranoi publikisht për herë të parë një prishje të marrëdhënieve familjare që ishte përfolur prej kohësh, shkruan CNN.
Peltz Beckham shkroi në Instagram të hënën, duke i akuzuar prindërit se kanë tentuar të “shkatërrojnë” martesën e tij me trashëgimtaren amerikane miliardere dhe aktoren Nicola Peltz, vajza e biznesmenit Nelson Peltz dhe ish-modeles Claudia Heffner Peltz.
“Gjatë gjithë jetës sime, prindërit e mi kanë kontrolluar narrativat në media për familjen tonë,” shkroi Peltz Beckham, duke shtuar se ata kanë qenë “duke u përpjekur pa pushim të shkatërrojnë” marrëdhënien e tij me bashkëshorten, që para martesës së tyre në vitin 2022. Pas martesës, ai mori mbiemrin e dyfishtë Peltz Beckham.
“Po mbroj veten për herë të parë në jetën time,” shkroi Peltz Beckham në një deklaratë të gjatë të shpërndarë në gjashtë postime (stories) për 16.3 milionë ndjekësit e tij në rrjetin social.
Zërat për një përçarje mes familjes Beckham dhe djalit të tyre të madh kanë qarkulluar prej vitesh, ndërsa tabloidet kanë publikuar shpesh tituj rreth këtij konflikti.
CNN ka tentuar të kontaktojë David dhe Victoria Beckham për një reagim.
Në deklaratën e tij, Peltz Beckham iu referua disa rasteve që, sipas tij, kanë kontribuar në thellimin e përçarjes.