Britania e Madhe nikoqire e Eurovizionit 2023
Unioni i Transmetuesve Evropian (EBU) dhe BBC kanë konfirmuar se kontesti muzikor i Eurovizionit do të mbahet në Britaninë e Madhe, për shkak të asaj që tashmë është duke ndodhur në Ukrainë.
EBU konfirmoi se vendimi është marrë pas marrjes së informacioneve nëse mbajtja në Ukrainë, vend që fitoi edicionin e fundit, është e mundur dhe me pendesë ka konkluduar se për shkak të masave të sigurisë publike, nuk është e mundur të ndodhë diçka e tillë.
Si rezultat i këtyre diskutimeve, 'BBC', si vendi i dytë në kontestin e vitit 2022, u ftua të jetë nikoqir i eventit të 67.
Ukraina, si vend fitues i edicionit 2022, do të kualifikohet automatikisht në Finalen e Madhe, së bashku me të ashtuquajturën "Pesëshja e Madhe" (ku përfshihen ato vende që kontribojnë financiarisht për këtë garë: Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar).
Tradita e solidaritetit
"Jemi jashtëzakonisht mirënjohës që BBC ka pranuar të jetë nikoqir i Kontestit të Eurovizionit në Mbretërinë e Bashkuar më 2023", ka thënë Martin Osterdahl, mbikëqyrësi i këtij kompeticioni.
"BBC ka marrë detyra të nikoqirit për vende të tjera fituese në katër raste të tjera më herët. Duke vazhduar traditën e solidaritetit, ne e dimë se Konkursi i vitit të ardhshëm do të shfaqë kreativitetin dhe aftësinë e një prej transmetuesve publikë më me përvojë të Evropës, ndërsa do të sigurojë që fituesit e këtij viti, Ukraina, të festohet dhe të përfaqësohentgjatë gjithë ngjarjes.'
Gjuetia për qytetin nikoqir vazhdon...
Tim Davie, drejtori gjeneral i BBC, hedhi dritë rreth qytetit nikoqir.
"Me pendesë të madhe, kolegët dhe miqtë tanë nga Ukraina nuk mund të jenë nikoqirë të Kontestit të Eurovizionit 2023. Të kesh për detyrë të mbash një prej garave më të mëdha dhe komplekse të botës, është privilegj madhështor.
"BBC është e vendosur ta bëjë event të vërtetë reflektimi të kulturës ukrainase, në gërshetim me diversitetin të muzikës dhe kreativitetit britanik.
"BBC tash do të fillojë procesin e gjetjes së qytetin nikoqir që do të bashkëpunojë me ne në prurjen e një prej eventeve më ngazëllyese për vitin 2023".
BBC ka qenë nikoqirja më e madhe e kontestit të Eurovizionit deri tani - plot tetë herë.
