Bogujevci për Kadarenë: Drita e penës së tij nga sot kaloi në përjetësi
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka reaguar për vdekjen e shkrimtarit të madh, Ismail Kadaresë.
Bogujevci tha se drita e penës së tij nga sot kaloi në përjetësi.
Shkrimi:
Ismail Kadare, sot mbylli sytë. Drita e penës së tij nga sot kaloi në përjetësi.
Mjeshtri i madh i letërsisë sot u largua nga kjo botë duke na lënë pas thesarin e çmuar të shkruar në shqip dhe përkthyer në dhjetra gjuhë.
Kushdo nga ne që e mbërriti në të gjallë, do t'i thotë fëmijëve që do të lindin se jetuam në kohën e Kadaresë.
Lamtumirë, i madhi Ismail Kadare!