Bad Bunny po paditet për 40 milionë dollarë nga ish e dashura rreth përdorimit të zërit - NACIONALE

Bad Bunny po paditet për 40 milionë dollarë nga ish e dashura rreth përdorimit të zërit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish e dashura e Bad Bunny është duke e paditur atë për të paktën 40 milionë dollarë për përdorimin e zërit të saj në një prej hit këngëve.

Cadiz De La Cruz Hernandez është gruaja e cila mund të dëgjohet në frymëmarrje e sipër duke thënë: "Bad Bunny, zemër” në dy prej hit këngëve të artistit - "Pa Ti" dhe "Dos Mis 16".

Në një padi të paraqitur në një gjykatë të Porto Rikos, avokatët e De La Cruz kanë thënë se zëri i saj dhe fraza me të cilën ajo doli po përdoren pa lejen e saj.

Në padi potencohet se "Pa Ti" ka pasur më shumë se 355 milionë shikime në YouTube dhe më shumë se 235 milionë dëgjime në Spotify. Derisa "Dos Mis 16" ka tejkaluar shifrën e 60 milionë shikimeve në YouTube dhe 280 milionë dëgjimeve në Spotify.

Suksesi i këngëve ka nxitur De La Cruz të ndjehet "të dërrmuar dhe në ankth", ka thënë avokati i saj.

Në padi, shkruhet: "Prej atëherë, mijëra njerëz kanë komentuar direkt me Carliz në rrjetet sociale, po ashtu edhe sa herë shkon në vende publike, për 'Bad Bunny, zemër'."

"Kjo ka shkaktuar, dhe shkakton ende, shqetësime te De La Cruz."

Bad Bunny, emri i vërtetë i të cilit është Benito Antonio Martinez Ocasio, filloi marrëdhënien me De La Cruz më 2011.

Në padi shkruhet se në vitin 2015, artisti vendosi që t'ia kërkonte të dashurës ta xhironte veten duke e thënë, gjë të cilën e bëri.

Në padi shtohet se De La Cruz po qëndronte me një shoqe atë kohë dhe kishte shkuar në tualet për ta xhiruar, pasi ishte vendi më i qetë, pastaj ajo ia dërgoi atij.

Një vit më pas dyshja u fejuan, por lidhja u prish në të njëjtin vit.

Ata u ribashkuan më 2017 por, përsëri, nuk vazhdoi dhe ata ndan rrugët.

Por De La Cruz thotë se ajo u kontraktua nga një përfaqësues i Bad Bunny në maj të vitit 2022, i cili i kishte kërkuar të flasin.

Më pas supozohet se asaj iu ofruan 2000 dollarë për regjistrimin, por ajo nuk pranoi.

De La Cruz thotë se ajo u kontaktua gjithashtu nga dikush nga "Rimas Entertainment", e cila ishte gjithashtu e interesuar në blerjen e xhirimit dhe i tha asaj se do të përdorej në albumin "Un Verano Sin Ti".

De La Cruz thotë se një marrëveshje asnjëherë nuk u arrit dhe se kënga ishte përdorur pa lejen e saj.

Lajme të ngjashme