ASHAK-u mban mbledhje komemorative të mërkurën në nderim të Ismail Kadaresë - NACIONALE

ASHAK-u mban mbledhje komemorative të mërkurën në nderim të Ismail Kadaresë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) ka reaguar për vdekjen e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.

ASHAK ka njoftuar se do të mbahet akademi përkujtimore më 3 korrik.

“Të mërkurën, më 3 korrik 2024 në orën 11, në ambientet e Akademisë mbahet mbledhje komemorative në respekt të veprës së Kadaresë”

Me pikëllim të thellë morëm lajmin e trishtuar se sot është ndarë nga jeta shkrimtari Ismail Kadare, emblema e letërsisë bashkëkohore shqipe, njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj dhe më të njohur të letërsisë evropiane, kandidat i shumëfishtë për çmimin ‘Nobel’ dhe fitues i shumë çmimeve dhe mirënjohjeve ndërkombëtare, vepra e të cilit është përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë të botës”- thuhet në njoftimin e ASHAK-ut për vdekjen e Kadaresë.

Lajme të ngjashme