Artistja Lavdije Idrizi po përfaqëson Kosovën në Paris, në mesin e 200 kërcimtarëve e koreografëve nga e gjithë bota
Artistja, Lavdije Idrizi, tash e një javë po qëndron në Paris, ku po përfaqëson Kosovën, në mesin e 200 kërrcimtarëve dhe koreografëve nga e gjithë bota.
Ky aktivitet, është ndihmuar edhe nga Ambasada Franceze në Kosovë
“Camping 2023! Paris 
Artistja dhe kërcimtarja e trupës Noa Dance-Theatre Company Lavdije Idrizi , tash e 1 javë po qendron në Paris pranë C.N.D si pêrfaqësuese e Kosovës në mesin e 200 kërcimtarëve e koreografëve nga e gjithë bota!
Deri në 1 korrik, Lavdia do ketë mundësi të ndaj eksperiencat profesionale me pjesëmarrësit e gjithashtu do të marr mësime mbi qasjet dhe teknikat më të fundit të dansit bashkëkohor nga koreografët më në zë të Europe's e më gjërë!
Ndihem jashtëzakonisht mirë kur shof gjeneratat profesionale të trupës tonë të arrijnë kaq shumë suksese në një periudhë shumë të shkurtër kohore!
Falenderim për bashkëpuntorët @teatroskop @stanica.station Ambasaden e Francës në Kosovë!”- ka shkruar koreografi Robert Nuha.