Arrij kulmin pas vetëm 30 sekondave seksi - çka duhet të bëj? - NACIONALE

Arrij kulmin pas vetëm 30 sekondave seksi - çka duhet të bëj?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kam problem me ejakulim të hershëm, dhe përdorimi i sprejit mpriës e prishë disponimin.

Jam burrë beqar në të 20-at, i cili shpeshherë del në takime, kështu që zakonisht kur bëj seks është me dikë më të re. Arrij kulmin tepër herët dhe shpesh ejakuloj në mënyrë të papjekur. A mund të bëj diçka për këtë? Bëj seks por stresohem për shkak të ankthit nga performanca. Nganjëherë, gjatë seksit, shtirem se ende nuk kam ejakuluar për të shmangur turpin. Nganjëherë, arrij ta zgjas vetëm 30 sekonda. Unë kam një sprej mpirës, ​​por është shumë i vështirë për t'u përdorur dhe mund të prishë humorin kur ndalem për ta vënë. Si t'i qasem këtij problemi, veçanërisht kur shoqërohem me njerëz të rinj?


Përgjigja e psikoterapeutes së 'The Guardian', Pamela Stephenson Connolly


Derisa shumë gra e burra thonë se duan seks atletik me ndërveprim të zgjatur dhe penetrim, shumë të tjerë thonë të kundërtën. Grupi i fundit ose preferon një sasi të shkurtër depërtimi me më pak mundësi për shqetësim ose acarim - ose pa penetrim fare. Kjo është veçanërisht e kuptueshme për femrat, pasi kënaqësia femërore dhe mënyra për të arritur orgazmën arrihet më së miri përmes stimulimit të drejtpërdrejtë të klitorisit, i cili ndodhet jashtë vaginës. Ejakulimi i hershëm është një çështje e trajtueshme, por përpiquni të mos stresoheni për të. Të qenit i shqetësuar për "performancën" tuaj vetëm sa do ta përkeqësojë situatën. Në vend të kësaj, punoni për të përmirësuar aftësinë tuaj për të kënaqur partnerin tuaj me aftësi që nuk përfshijnë penisin tuaj, si stimulimi oral dhe manual. Ka shumë teknika shumë erotike, jo-depërtuese dhe është koha që të ndaloni së shqetësuari se si funksionon penisi juaj dhe të mendoni se çfarë tjetër do t'i pëlqente drejtpërdrejt partnerit tuaj. Kombinoni aftësitë e mira të komunikimit me stilin tuaj personal joshës për të nxjerrë informacione rreth preferencave të tij ose të saj dhe praktikoni ndarjen e asaj që ju nevojitet me ta. Edhe njerëzit që nuk shqetësohen për derdhjen e hershme do të ishin të mençur që të adoptonin këtë mënyrë veprimi.

Lajme të ngjashme