“Anora” triumfon në Oscar me pesë çmime - NACIONALE

“Anora” triumfon në Oscar me pesë çmime

1 muaj më parë

nga NACIONALE

I realizuar me gjashtë milionë euro, një shumë fare të vogël për standardet e Hollywoodit, “Anora” rrëmbeu pesë çmime, përfshirë edhe më të rëndësishmin në Oscar.

Filmi ‘Anora’ që paraqet historinë e një punëtoreje të seksit nga Nju Jorku, mori pesë çmime Oscar.

Në mesin e pesë çmimeve, ‘Anora’ mori edhe çmimin prestigjioz për filmin më të mirë të vitit.

Përveç filmit më të mirë, Sean Baker fitoi çmimet për regjisorin më të mirë, skenarin origjinal dhe montazhin, duke barazuar rekordin për numrin më të madh të Oscarëve të fituar nga një individ në një vit të vetëm me Walt Disneyn, i cili kishte fituar për katër filma të ndryshëm në vitin 1954.

Ylli 25-vjeçar i filmit, Mikey Madison, u shpall aktorja më e mirë.

“Anora” u realizua me një buxhet prej gjashtë milionë dollarësh, një shumë fare e vogël për standardet e Hollyëoodit. Ajo doli fituese në një garë të paparashikueshme për çmimin e filmit më të mirë, ku konkurronin gjithashtu thrilleri me temë papale “Conclave”, historia e emigrantëve hebrenj “The Brutalist”, dhe superproduksioni muzikor “Ëicked”.

“Anora” bëhet zyrtarisht filmi që kurorëzohet me çmimet më të rëndësishme të Oscar, ashtu siç ndodhi me filmin “Paraiste” pesë vjet më parë.

Lajme të ngjashme