Akon do ta përdorte vëllanë e tij si sozi, kur ishte i mbingarkuar me rezervime për performanca - NACIONALE

Akon do ta përdorte vëllanë e tij si sozi, kur ishte i mbingarkuar me rezervime për performanca

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Akon është legjendë e padiskutueshme e R&B-së, nëse ekziston një e tillë. Por, deklarata e tij e fundit mund ta ketë bërë atë edhe më ikonik.

Në një paraqitje për radio stacionin The Morning Hustle javën e kaluar, Akon-it iu tha se T-Pain më herët kishte thënë për të se përdori vëllezërit si sozi kur ishte i mbingarkuar me data të rezervuara për të performuar.

Këngëtari 40-vjeçar u tha prezantuesve të emisionit se kishte aq shumë oferta për të performuar sa ishte në kulm të karrierës, saqë nuk mund t'i "lija të gjitha paratë mbi tavolinë".

Kështu që, këngëtari i kthyer në sipërmarrës bëri atë që secili person me një vëlla që i përngjanë shumë do të bënte, dhe kërkoi nga vëllai i tij, Abou Thiam, t'i dilte krah. Qartazi.

Akon u pyet nga prezantuesit nëse thashethëmet e nxitura nga T-Pain ishin të vërteta, pyetje ndaj të cilës ai u përgjigj: "Më lërni të qartësoj disa gjëra. Bu ishte dopieta ime. Ai ishte, po.

"Kjo ishte para internetit", siguroi ai dëgjuesit, të cilët sigurisht se do ta vërenin një manipulim të tillë në kohën e sotme të internetit.

"Nëse shihje Bu-në (vëllain) në një vend dhe mua, nuk do ta vërenit dallimin".

Akon vazhdoi tutje të shpjegonte: "Bu e filloi si nxitës turme për mua kur ishim në rrugë.

"Ne rezervoheshim aq shumë, dhe unë po mendoja, 'njeri, tërë këto para që po i lë në tavolinë. Nuk mund t'i lëmë tërë këto para në tavolinë!'"

Derisa vëllai i tij prej atëherë është zhvilluar duke marrë rolin e zëvendës presidentit ekzekutiv të Columbia records - kompani që menaxhon artistë si Harry Styles, Lil Nas X dhe Beyonce, po ashtu ka lansuar edhe llejbëllin e tij BUVISION - Akon pranoi se 'Bu, nuk di të këndojë'.

"Ai nuk di të këndoj, nuk di të bëjë asgjë nga këto", u tall Akon me vëllain, derisa gjithashtu zbuloi një detaj të cilin fansat do të mund ta vërenin si dalluese mes dyshes.

"Atëherë askush nuk e dinte por mund ta vëreje dallimin. Bu vë kapele, unë jo.

"Kur Bu vë kapele, nuk mund ta vëresh!"

Ndërkohë, vëllai tjetër i tij, Omar, gjithashtu donte të përfshihej në aksion - dhe në fakt e mori përgjegjësi mbi vete të imitonte Akon, pa lejen e këtij të fundit.

"Omar, do ta bënte pa e marrë lejen nga unë dhe Bu.

"Omar do të ishte në një vend tjetër, në një tjetër qytet duke fituar para, dhe unë shpesh isha në pozitë, 'çfarë, ata tashmë më kanë rezervuar!'"

Sinqerisht, Akon po jetonte në të ardhmen me planet e tij gjeniale - dhe jemi këtu për ta dëshmuar.

Lajme të ngjashme