Adriatik Kelmendi për vdekjen e Kadaresë: Njëri nga lajmet më të rënda të vitit - NACIONALE

Adriatik Kelmendi për vdekjen e Kadaresë: Njëri nga lajmet më të rënda të vitit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas vdekjes së shkrimtarit Ismail Kadare.

Kelmendi ka thënë se vdekja e shkrimtarit të njohur është prej lajmeve më të rënda të vitit.

Postimi:

Çfarë lajmi i rëndë! Një ndër më të rëndit e vitit!

Vdes njëri ndër shqiptarët më të mëdhenj në histori, një ndër shkrimtarët më të mirë në botë.

Jam shumë krenar që kam pasur rastin ta intervistoj disa herë, në Paris e Prishtinë.

I papërsëritshëm! Faleminderit Ismail Kadare!

Lajme të ngjashme