8 Prilli - Dita Ndërkombëtare e Romëve
Sot në sheshin Zahir Pajaziti, tek amfiteatri i hapur, u festua.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, organizata KOSINT feston, dhe njëherit është shkas për thirrje dhe për veprime më të fuqishme nga të gjithë qytetarët kosovarë, për të respektuar të drejtat e njeriut për fëmijët, gratë dhe familjet rome. Kjo ditë synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballet komuniteti rom. Përmirësimi i situatës së komunitetit rom kërkon një qasje me bazë të drejtat e njeriut.
Për Nacionalen është përgjigjur Senad Bushani, aktivist i komunitetit rom:
“Sot po festojmë ditën ndërkombëtare të romëve, e cila është me datën 8 Prill 1971. Në Kongresin e parë rom është vendosur si datë nacionale e ditës ndërkombëtare të romëve, pastaj në këtë kongres është vendosur edhe flamuri me një rrotë në mes që simbolizon lëvizjen e romve nga një vend, në vendin tjetër dhe gjithashtu në mes të rrotave janë gjashtëmbedhjetë degë që simobolizojnë delegatët që kanë marrë pjesë në atë Kongres. Kongresi është mbajtur në Londër në vitin 1971 dhe në këtë kongres ka marrë pjesë edhe një pjestarë rome nga Kosova, përkatësisht nga Prizereni. Jemi shumë të lumtur që sot po arrijmë me festu ditën ndërkombetare te Romëve dhe pres që ne si romë të ambientohmi. Në fakt jemi të ambientuar, por që të kemi një jetë më të mirë për një të ardhme më të mirë në Kosovën tonë.”
Sa mendoni që respektohen të drejtat e komunitetit tuaj në Kosovë?
“Them të drejtën, të drejtat e komunitetit rom respektohen dhe janë të obliguara të respektohen, duke u bazuar në ligj. Ka edhe raste tjera të ndryshme ku diskriminohemi dhe njerëzit shprehin racizëm për komunitetin rom, po kjo është edhe arsyeja që ne po e krentojmë këtë ditë, t’i tregojmë edhe komunitetit shumicë, që edhe ne kemi të drejtat tona dhe të japim informacion më shumë, se dhe ne kemi gjuhën, flamurin tonë, dhe jemi komunitet njëlloj si komuniteti shqiptar.”
A janë të zhvilluara ose a gjejnë zhvillim ritualet fetare dhe kulturore?
“Gjejnë zhvillim, si fetaret edhe rituale të tjera. Jemi të lirë t’i ushtrojmë ato rituale.”
Për Nacionalen është përgjigjur po ashtu edhe Vlora Latifi nga organizata joqeveritare “Syri i vizionit”. Ajo tha:
“Sot është dita ndërkombëtare e komunitetit rom dhe kemi dashtë me shënu me një eveniment të hapur publik për të gjithë qytetarët, thjesht me mësu ma shumë për romët, për historinë e komunitetit rom dhe ditën ndërkombëtare të komunitetit rom.”
Sa mendoni se respektohen drejtat e këtij komuniteti në Kosovë?
“Realisht janë një ndër komunitetet më të cënushme në Kosovë. Në të gjitha komunat ideja është e koncentrume në kuadër të organizatave KOSINT që implemtojnë këtë program, dhe ka për qëllim me promovu komunitetin rom, egjiptian dhe ashkali. Me i promovu kulturat e tyre, si komunitet që me u ndi të barabartë si çdo qytetar tjetër që edhe me Kushtetutë kanë të drejtë me jetu njëjtë, siç jetojmë edhe ne komuniteti shqiptar.”
Sa mendoni se ritualet e komunitetit rom në Kosovë, qoftë fetare apo kulturore, janë të zhvilluara ose të pranuara?
“Meqë fatëkqesia është se nuk njihet shumë si histori, dhe pak kosovarë pak dinë për komuninetin rom dhe për historinë e tyre. Romët kanë data të jashtëzakoshme, madje edhe komuniteti rom ka përfaqësuein e tyre në OKB si vëzhgues, mirëpo në Kosovë, fatëkeqësisht nuk kanë shumë njohuri. Ne si organizata të shoqërisë civile jemi mundu me promovu kulturën dhe gjuhën rome, dhe traditat e secilit komunitet që jeton në Kosovë.”