Zjarri përhapet afër Dubrovnikut të Kroacisë - NACIONALE

Zjarri përhapet afër Dubrovnikut të Kroacisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zjarrfikësit kroatë luftuan kundër zjarrit që po përhapej në një zonë afër qytetit Dubrovnik të martën vonë. Era e fuqishme e bëri të pamundur përdorimin e aeroplanëve, ndërsa disa mina tokësore shpërthyen, sipas mediave lokale.

“Një erë jugore uragan, që po fryn në kantonin Dubrovnik-Neretva, ka nxitur një zjarr të përhapur në hapësirë të hapur në komunitetin e zonës së Dubrovnik Platit”- tha Komuniteti i Zjarrfikësve Kroatë.

Zona e prekur nga zjarri ndodhet vetëm 12 kilometra nga qyteti i lashtë i Dubrovnikut, destinacion i rëndësishëm turistik në Kroaci, raporton agjencia “Reuters”.

Rreth 130 zjarrfikës nga mbarë vendi ishin duke luftuar me zjarrin, ndërsa dy aeroplanë të kompanisë “Canadair”, të cilët ishin dislokuar nga mëngjesi në vende të afërta, u detyruan që të ktheheshin për shkak të erës së fuqishme, sipas zjarrfikësve. “Për momentin, ndërtesat nuk janë të rrezikuara”- thuhet në njoftimin e zjarrfikësve.

Portali lokal në Dubrovnik, “Du List”, raportoi se zjarret shkaktuan shpërthim të minave që kishin mbetur nga lufta e fundit.

Një tjetër zjarr shpërtheu në kantonin Split – Dalmat, ku 65 zjarrfikës dhe tre aeroplanë po luftonin kundër flakëve.

Të martën, dy persona u mbytën në ujë dhe disa të tjerë u lënduan në Mal të Zi, kur era e fuqishme e goditi bregdetin, thanë autoritetet në Ulqin dhe Petrovac.

Lajme të ngjashme