Zjarre në Izrael nga raketat e Hezbollahut, ministri ekstremist Ben Gvir kërkon luftë - NACIONALE

Zjarre në Izrael nga raketat e Hezbollahut, ministri ekstremist Ben Gvir kërkon luftë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben Gvir, i cili dallohet me qëndrime të së djathtës ekstreme, e ka vizituar qytetin verior, Kiryat Shmona, pasi zjarret e nxitura nga raketat e Hezbollahut u përhapën në territore të gjera të hënën.

Pas një vlerësimi të gjendjes me zyrtarë të zjarrfikësve dhe të shpëtimit dhe pas takimeve me policinë lokale e kryetarin Avichai Stern, ministri Ben Gvir publikoi një video në të cilën kërkoi veprime më të fuqishme ushtarake në Liban, raporton gazeta “The Times of Israel”.

“Ne përfunduam një vlerësim të situatës dhe një vizitë në Kiryat Shmona. Mendoj se është mahnitëse që të shohësh zjarrfikës duke e rrezikuar jetën e tyre, policë që janë këtu 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, dhe tani detyra e ushtrisë izraelite është që ta shkatërrojë Hezbollahun” – thotë ministri i së djathtës ekstreme në video.

Ben Gviri shtoi se është e papranueshme që “toka jonë është nën zjarr dhe ne po lëndohemi, që njerëzit këtu po evakuohen” ndërsa “në Liban është qetësi”.

“Ata po djegin [ne] këtu. Të gjitha bastionet e Hezbollahut duhet të digjen, ata duhet të shkatërrohen. Luftë!” – bëri thirrje ai.

Lajme të ngjashme