Zjarr në një hotel të qendrës së skijimit në Turqi, 10 të vdekur e shumë të lënduar
Dhjetë persona kanë vdekur dhe 32 të tjerë janë lënduar nga zjarri që shpërtheu në një hotel në një qendër skijimi në veriperëndim të Turqisë, sipas gazetës “Kurriyet”.
Zjarri filloi në katin e katërt të hotelit 11-katësh në resortin e skijimit “Kartalkaya” në Bolu rreth orës 3 e 30 minuta të mëngjesit të së martës dhe zjarrfikësit ende ishin duke punuar për ta shuar atë, tha guvernatori rajonal, Abdulaziz Aydin, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Ai tha se shkaktari i zjarrit nuk ishte menjëherë i qartë, por se autoritetet do ta hetonin atë, duke shtuar se zjarri shpërtheu në katin ku ndodhej restoranti.
Guvernatori tha se në hotel ndodheshin 234 mysafirë.
#BREAKING At least 234 guests at Grand Kartal Hotel in Kartalkaya in Bolu, Turkey where fire broke out, governor says. At least 10 dead, 32 injured. #Bolu #Kartalkaya #Turkiye #Fire pic.twitter.com/DIZWM1u8EB
— 𝐉𝐨𝐮𝐫𝐧𝐚𝐥𝐢𝐬𝐭 (@HamdiCelikbas) January 21, 2025