Zjarr në Manila të Filipineve, së paku 11 të vdekur - NACIONALE

Zjarr në Manila të Filipineve, së paku 11 të vdekur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Të paktën 11 persona vdiqën të premten nga një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë 5-katëshe të banimit dhe tregtisë në kryeqytetin filipinas, Manila, tha një zyrtar i komunitetit.

Zjarri në distriktin Binondo të Manilas u fik pas rreth tri orëve pasi ishin njoftuar zjarrfikësit rreth orës 7 e 30 minuta të mëngjesit, thanë zjarrfikësit, por nuk pati ndonjë të dhënë të menjëhershme për shkaktarin, raporton agjencia “Reuters”.

“Bashkëshortja e pronarit të ndërtesës është në mesin e të vdekurve” – tha Nelson Ty, zyrtar i zgjedhur i komunitetit ku ndodhi zjarri, duke shtuar se shitësit e kishin përdorur strukturën për t’i vendosur mallrat e tyre natën.

Nuk qe menjëherë e qartë nëse më shumë njerëz kishin mbetur të ngujuar dhe nëse kishte frikë se kishin vdekur, tha ky zyrtar.

Filipinet kanë të kaluar me njolla rreth zbatimit të sigurisë kundër zjarrit në ndërtesa, shtëpi dhe zyra.

Gjashtëmbëdhjetë persona kishin vdekur nga një zjarr në një ndërtesë me hapësira banimi e depo në gusht të vitit të kaluar, ndërsa një zjarr masiv e kishte kapluar ndërtesën historike të Zyrës Postare Qendrore në maj të vitit 2023.

Më 2017, një zjarr në një qendër tregtare në qytetin jugor, Davao, la t vrarë 37 punëtorë të një qendre të thirrjeve dhe një oficer sigurie./Nacionale

Lajme të ngjashme