Zgjedhjet në BE: Miliona evropianë votojnë
Miliona evropianë janë nisur drejt kutive të zgjedhjeve këtë të diele, ndërsa rezultatet pritet të dihen nga fundi i ditës – përveç në Poloni, Itali dhe Belgjikë, raportoi “The Guardian”.
Por sondazhet e daljes për Gjermaninë do të publikohen rreth orës 18:15, duke i dhënë Evropës treguesin e parë nëse realizohet rritja e pritshme për të djathtën ekstreme.
Pesë vende të tjera janë në valën e parë të exit poll-eve: Austria, Qipro, Greqia, Malta dhe Holanda. Një orë më vonë do të marrim rezultate nga Bullgaria dhe Kroacia.
Exit poll-et ose vlerësimet e tjera kombëtare për Francën, ku pritet një fitore e madhe për Tubimin Kombëtar të Marine Le Pen, do të vijnë midis orës 20:15 dhe 20:45 CET, kur e njëjta gjë do të jetë e disponueshme për Danimarkën dhe Spanjën.
Polonia, Rumania dhe Suedia pasojnë pas orës 21:15.