Zelensky viziton Odesën - NACIONALE

Zelensky viziton Odesën

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti urainas Volodymyr Zelensky vizitoi qytetin e Mykolaiv pranë vijës së parë të luftimeve me forcat ruse.

Nga atje, ai vazhdoi në rajonin e Odesa, njoftoi zyra e tij.

Në fotografitë e postuara shihet Zelensky duke vizituar departamentin e traumës dhe duke folur me ushtarët e plagosur që po trajtoheshin në një institucion mjekësor.

Qëkur Rusia nisi pushtimin e saj më 24 prill, Zelensky nuk është larguar nga Ukraina, por ka sfiduar rusët me vizita në zona afër luftimeve intensive, raporton BBC.

Ai gjithashtu ka pritur vazhdimisht liderë perëndimorë në kryeqytetin, Kiev – ndërsa zyrtari i fundit i lartë që e vizitoi atë ishte kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson.

Kujtojmë se Nacionale poashtu gjatë ditës transmetoi lajmin për vizitën në qytetin jugor, Mykolaiv.

“Presidenti inspektoi ndërtesën e administratës shtetërore rajonale të Mykolaiv, e cila u shkatërrua si rezultat i një sulmi raketor nga forcat ruse”, u tha në deklaratën gjegjëse.

E njëjta zyrë nuk informoi për detaje shtesë, respektivisht kohën e vizitës.

Në muajin mars, një raketë ruse dërmoi ndërtesën e administratës shtetërore rajonale në këtë qytet, ku si pasojë humbën jetën 37 persona.

Pikërisht në fillim të atij muaji, forcat ruse arritën në periferi të Mykolaivit, por që më pas u kthyen në lindje e jug.

Në këto pozicione, pra në jug e lindje luftimet mes palëve po vazhdojnë edhe më tutje.

Lajme të ngjashme