Zelensky udhëton për në Zaporizhzhia, viziton frontin e luftës
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një udhëtimi në rajonin e Zaporizhzhia, ditën e dielë u takua me ushtarët në vijën e frontit dhe ukrainasit e zhvendosur brenda vendit
Në një deklaratë të dhënë nga presidenca ukrainse, thuhet se, Zelensky "vizitoi pozicionet e vijës së parë të ushtrisë ukrainase", duke shfrytëzuar rastin për t'u njohur me "situatën operacionale në vijën e parë të mbrojtjes".
Më tej, ne deklaratë bëhet e ditur se, presidenti ka folur me ushtarët duke i’u dhuruar çmimë shtetërore dhe duke i falenderuar për shërbimin e tyre.
"Dua t'ju falënderoj për punën tuaj të madhe, për shërbimin tuaj, që na mbroni të gjithë ne, shtetin tonë. Unë u jam mirënjohës të gjithëve. Dua t'ju uroj ju dhe familjet tuaja shëndet të mirë. Kujdesuni për veten," u tha Zelensky ushtarëve të vijës së parë.
Ai gjithashtu bëri një udhëtim në një sanatorium ku ndodheshin ukrainasit e zhvendosur brenda vendit, të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Kujtojmë se, që nga pushtimi i Ukrainës pothuajse 12 milionë ukrainas janë zhvendosur brenda vendit.
"Unë e kuptoj që të gjithë duan të kthehen në shtëpi. Dhe kjo banesë, sado e rehatshme të jetë, nuk mund të krahasohet me shtëpinë tuaj. Nuk ka askund më të mirë se shtëpia," u tha Zelensky ukrainasëve të zhvendosur.
Ndërkohë që ata që kishin udhëtuar nga qyteti jugor i Mariupolit i treguan presidentit "ngjarjet tragjike që duhej të duronin për shkak të pushtimit rus", duke iu drejtuar atij për ndihmë me rikuperimin e dokumenteve të humbura dhe lëshimin e certifikatave të vdekjes së të afërmve që vdiqën në vendet e pushtuara.