Zelensky thotë se trupat e Koresë së Veriut në Rusi mund të arrijnë shifër masive - NACIONALE

Zelensky thotë se trupat e Koresë së Veriut në Rusi mund të arrijnë shifër masive

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të martën se numri i trupave të Koresë së Veriut të stacionuara brenda Rusisë mund të arrijë në 100 mijë.

Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë thonë se Koreja e Veriut e ka furnizuar Rusinë me armatim dhe trupa për ta fuqizuar pushtimin e plotë të Ukrainës, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Tani, Putini ka sjellë 11 mijë trupa të Koresë së Veriut në kufijtë e Ukrainës. Kjo kontingjent mund të rritet në 100 mijë” – tha Zelensky në një adresim virtual para Parlamentit Evropian.

Agjencia e spiunazhit e Koresë së Jugut tha javën e kaluar se trupat e Koresë së Veriut tashmë ishin të angazhuara në operacione luftarake kundër forcave ukrainase.

Presidenti rus, Vladimir Putin, këtë muaj nënshkroi një traktat për bashkëpunim strategjik me Korenë e Veriut, i cili përfshin një klauzolë për mbrojtje reciproke.

Lajme të ngjashme