Zelensky thotë që rusët sulmuan një qendër të transfuzionit të gjakut, i shanë
Një “bombë e drejtuar” ruse ka goditur qendrën e transfuzionit të gjakut në veri-lindje të Ukrainës, duke vrarë e plagosur njerëz, tha presidenti ukrainas.
Volodymr Zelensky nuk dha detaje që tregonin se sa njerëz ishin vrarë e plagosur nga sulmi i të shtunës në rajonin e Kharkivit.
“Veç ky krim i luftës tregon gjithçka për agresionin rus,” – u shpreh ai.
Rusia nuk ka komentuar këto pretendime. Më herët ka mohuar çdo akuzë se ka targetuar civilë apo se ka bërë krime lufte, raporton BBC.
Megjithatë, BBC-ja nuk ka mundur të verifikojë raportimin.
Sulmi i të shtunës në mbrëmje ndodhi në zonën e Kypianskut.
Qyteti i Kypianskut me vendbanimet përreth ishin okupuar nga trupat ruse në ditët e para të invazionit në Ukrainë.
Zona ishte çliruar gjatë kundër-ofenzivës ukrainase në shtatorin e vitit të kaluar.
Në një postim në rrjetet sociale, z. Zelensky përshkroi autorët e këtij krimi si “bisha”.
“Të mposhtësh terroristët është çështje nderi për secilin që e vlerëson jetën,” – shtoi ai.