Zelensky pasi Biden u tërhoq nga gara: Ukraina nuk e harron përkrahjen tuaj
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy nëpërmjet një deklarate, ka falënderuar presidentin amerikan Joe Biden, për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Ukrainës ‘në luftën e saj për liri’.
Kjo deklaratë e Zelenskyt, vjen pasi presidenti amerikan Joe Biden, bëri me dije se po tërhiqet nga gara për një mandate të dytë.
“Ukrainë është falënderuese për përkrahjen e parezervë të Presidentit Biden, në luftën tonë për liri, ku mbështetja bipartizane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vazhdon të jetë kruciale’, tha Zelensky.
“Shumë vendime të fuqishme janë marrë në vitet e kaluara, të cilat do t’i kujtojmë dhe jemi falënderuar bashkë me hapat që janë ndërmarrë nga Presidenti Biden në këtë sfidë. Dhe sot, respektojmë këtë vendim prekës, por të fuqishëm (të Presidentit Biden)’, shkruan Zelenksy.
“Ne jemi përjetë falënderues për lidershpin e fuqishëm të Presidentit Biden. Ai mbështeti vendon tonë në momente dramatike për të parandaluar Putinin që ta pushtojë vendin tonë. Situata aktuale në Ukrainë por edhe në gjithë Evropën, ka shumë sfida, por ne besojmë sinqerisht në mbështetjen e Amerikës për të parandaluar përparimin e Rusisë në agresionin e saj”, tha presidenti i Ukrainës’. /Nacionale/