Zelenskiy: Lufta po i kthehet Rusisë - NACIONALE

Zelenskiy: Lufta po i kthehet Rusisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy paralajmëroi të dielën se lufta po merr drejtim në Rusi pasi tre dronë u rrëzuan mbi Moskë duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm, raporton The Guardian.

Gjatë një vizite në qytetin perëndimor të Ivano-Frankivsk, presidenti ukrainas tha:

Gradualisht, lufta po kthehet në territorin e Rusisë - në qendrat e saj simbolike dhe bazat ushtarake, dhe ky është një proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë.

“Ukraina po bëhet më e fortë”, pohoi ai, por paralajmëroi se vendi duhet të përgatitet për sulme të reja ndaj infrastrukturës energjetike në dimër.

"Por ne duhet të jemi të vetëdijshëm se, ashtu si vitin e kaluar, terroristët rusë ende mund të sulmojnë sektorin tonë të energjisë dhe objektet kritike këtë dimër," tha ai, duke shtuar se përgatitjet për "të gjithë skenarët e mundshëm" u diskutuan në Ivano-Frankivsk.

Lajme të ngjashme