X i Elon Musk bën ndryshime pas paralajmërimit nga BE-ja rreth 'dezinformimit në luftën Izrael-Hamas'
Lufta Izrael-Hamas ka paraqitur një sfidë të madhe për X (ish-Twitter) të Elon Musk.
Platforma është vënë nën një shqyrtim të ashpër për lejimin e përhapjes së dezinformatave në lidhje me konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, me një zyrtar të BE-së që paralajmëroi Musk se po binte në kundërshtim me rregullat e përmbajtjes në internet të bllokut.
Përmbajtja e shpërndarë gjerësisht përfshin pamjet e lojërave video që pretendojnë të përshkruajnë skena nga konflikti dhe ripërdorimin e klipeve nga luftërat që nuk kanë lidhje.
Tani X ka forcuar mjetin e tij të kontrollit të fakteve.
Para një jave, BE-ja ka lëshuar një paralajmërim për Elon Musk lidhur me dezinformimin e supozuar në lidhje me sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, duke përfshirë lajme të rreme dhe "imazhe të vjetra të ripërdorura"
Letra vjen më pak se dy muaj pasi një sërë legjislacionesh të reja që rregullojnë materialet e mediave sociale për herë të parë në BE, hyri në fuqi.
Nëse Musk, pronari i X, nuk do të zbatonte këto rregulla, ai mund të përballej me një gjobë prej 6% të të ardhurave të tij nga X ose një ndërprerje totale në BE.