WSJ: ShBA-ja do të dërgojë 3.000 trupa shtesë në Lindjen e Mesme - NACIONALE

WSJ: ShBA-ja do të dërgojë 3.000 trupa shtesë në Lindjen e Mesme

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Gazeta e njohur amerikane, “The Wall Street Journal”, ka raportuar se Shtetet e Bashkuara pritet të dërgojnë 3.000 trupa shtesë në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, edhe agjencia “Reuters” raportoi se Pentagoni pritet të dërgojë mijëra trupa nga Divizioni i 82-të Ajror në Lindjen e Mesme, duke cituar dy persona të afërt me çështjen.

Një urdhër me shkrim për dërgimin e ushtarëve nga ky divizion pritet të lëshohet në orët në vijim, i thanë gazetës WSJ dy zyrtarë amerikanë, transmeton gazeta “The Guardian”.

Është e paqartë se në cilën pjesë të Lindjes së Mesme do të dërgoheshin këta ushtarë dhe kur do të arrinin atje.

Ushtria amerikane i referoi pyetjet te Shtëpia e Bardhë, e cila nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së agjencisë “Reuters” për koment.

Ky zhvillim vjen pas raportimeve më 13 mars se 5.000 ushtarë amerikanë dhe një anije sulmuese amfibe do të dërgoheshin në rajon.

Presidenti amerikan, Donald Trump, disa herë ka thënë se nuk dëshiron që të dërgojë ushtarë në territorin e Iranit, por nuk ka përjashtuar një gjë të tillë./Nacionale

Lajme të ngjashme