Vritet nga një sulm izraelit në Liban Hussein Atawi, komandant në Forcat Fajr - NACIONALE

Vritet nga një sulm izraelit në Liban Hussein Atawi, komandant në Forcat Fajr

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një sulm izraelit me dron në jug të kryeqytetit libanez la të vrarë një komandant të lartë të grupit militant Jama’a Islamiya, tha të martën ky grup.

Nuk pati koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Nga sulmi i së martës në mëngjes u vra Hissein Atawi, komandant udhëheqës në krahun ushtarak të grupit Jama’a Islamiya, i njohur si Forcat Fajr, përderisa ishte duke e vozitur veturën nga shtëpia drejt zyrës së tij në Bejrut, thuhet në deklaratën e grupit.

Forcat Fajr hodhën raketa matanë kufirit jugor të Libanit, drejt Izraelit, gjatë tërë luftës njëvjeçare që mori fund vitin e kaluar përmes një pakti të armëpushimit. Nga sulmet ajrore izraelite janë vrarë disa anëtarë të grupit gjatë konfliktit.

Që nga arritja e armëpushimit, Izraeli ka vazhduar që të kryejë sulme në territorin e Libanit, kryesisht duke vënë në shënjestër luftëtarë të Hezbollahut ose depot e armëve të këtij grupi. Trupat izraelite gjithashtu ende ndodhen në pesë pozita të larta kodrinore në jug të Libanit.

Lajme të ngjashme