Vriten tre ushtarë izraelitë në Gaza, përfshirë kapitenin Atedgi - NACIONALE

Vriten tre ushtarë izraelitë në Gaza, përfshirë kapitenin Atedgi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tre ushtarë izraelite u vranë gjatë luftimeve në pjesën veriore të Rripit të Gazës të hënën, ka njoftuar ushtria izraelite, përderisa po vazhdojnë operacionet kundër rigrupimit të militantëve të Hamasit.

Ushtarët e vrarë u identifikuan si: Kapiten Ilay Gavriel Atedgi, 22 vjeç, nga Kiryat Motzkin; Rreshter Stafi Netanel Pessach, 21 vjeç, nga Elazarl dhe Rreshter i Klasës së Parë (rezervist) Hillel Diener, 21 vjeç, nga Talmoni.

Të tre ishin duke shërbyer në Batalionin “Shimshon” të Brigadës “Kfir”, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Sipas një hetimi fillestar të ushtrisë izraelite, ushtarët u vranë nga një mjet shpërthyes në zonën Beit Hanoun.

Pas vdekjes së tre ushtarëve, numri i përgjithshëm i ushtarëve izraelitë të vrarë gjatë ofensivës tokësore kundër Hamasit në Gaza dhe gjatë operacioneve ushtarake përgjatë kufirit me enklavën shkoi në 391.

Brigada “Kfir” porsa kishte përmbyllur një operacion kundër Hamasit në Beit Lahiya më herët këtë javë. Trupat avancuan në zonën Beit Hanoun “pas të dhënave të inteligjencës për praninë e terroristëve dhe infrastrukturës së terrorit në zonë” – tha të dielën ushtria izraelite.

Ushtria dhe shërbimi “Shin Bet” gjithashtu njoftuan të hënën se një anëtar i forcave të sigurisë së përgjithshme të Hamasit ishte vrarë nga një sulm ajror të dielën në qytetin Gaza.

Sipas ushtrisë, caku i sulmit, Tharwat Muhammad Ahmad al-Bayk, shërbente si drejtor i drejtorisë për siguri në Shërbimin për Siguri të Përgjithshme në Hamas./Nacionale

Lajme të ngjashme