Vriten së paku 15 punëtorë shpëtimi nga sulmi izraelit në Liban - NACIONALE

Vriten së paku 15 punëtorë shpëtimi nga sulmi izraelit në Liban

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një sulm ajror izraelit ndaj një qendre për reagim emergjent në pjesën veriore të Libanit të enjten, thonë zyrtarët, në njërin prej sulmeve më vdekjeprurëse të këtij lloji që përfshijnë punëtorë emergjencash në luftë.

Nga sulmi në Douris, afër qytetit Baalbek, u shtaërrua një ndërtesë e agjencisë së mbrojtjes civile, që është e lidhur me Qeverinë e Libanit e jo me grupin e përkrahur nga Irani, Hezbollah. Guvernatori rajonal, Bachir Khodr, tha se në mesin e viktimave ishte shefi i mbrojtjes civile të qytetit, Bilal Raad, raporton televizioni BBC.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar për sulmin, i cili nga Ministria e Shëndetësisë e Libanit u përshkrua si “barbar”.

Mbrojtja civile libaneze kryen shërbume emergjente, përfshirë punën e kërkim-shpëtimit dhe reagimin pas luftimeve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit, të paktën 192 punëtorë shëndetësorë dhe të reagimit emergjent janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në pjesë të ndryshme të vendit që nga eskalimi i konfliktit mes forcave izraelite dhe Hezbollahut në shtator.

Sulmet vijnë në kohën e shpeshtimit të sulmeve ajrore izraelite në Liban ditëve të fundit, përfshirë periferinë jugore të Bejrutit, ku e ka bazën Hezbollahu. Zona u godit me sulme ajrore për ditën e katërt rresht të premten pas lëshimit të urdhrave për evakuim nga ushtria izraelite.

Lajme të ngjashme