Vriten pesë rezervistë izraelitë në Liban, 14 të tjerë plagosen - NACIONALE

Vriten pesë rezervistë izraelitë në Liban, 14 të tjerë plagosen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan të dielën se pesë ushtarë rezervë ishin vrarë e 14 të tjerë ishin plagosur në betejë me operativë të Hezbollahut në një fshat jugor të Libanit të shtunën në mbrëmje.

Pas këtyre shifrave, numri i përgjithshëm i ushtarëve të vrarë izraelitë gjatë ofensivës tokësore kundër Hezbollahut në Liban dhe gjatë operacioneve ka shkuar në 34, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Ushtarët e vrarë u identifikuan si:

Kapiten (rezervist) Rabbi Avraham Yosef Goldberg, 43 vjeç, nga Jerusalemi;

Rreshter (rezervist) Gilad Elmaliach, 30 vjeç, nga Jerusalemi;

Kapiten (rezervist) Amit Chayut, 29 vjeç, nga Haifa;

Major (rezervist) Eliav Amram Abitbol, 36 vjeç, nga Eitani; dhe

Rreshter Shaul Moyal, 47 vjeç, nga Karnei Shomroni.

Të gjithë shërbenin në Batalionin 8270 të Brigadës “Alon”.

Në mesin e 14 ushtarëve të plagosur, raportohet se pesë janë në gjendje serioze.

Tre operativë të Hezbollahut u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit, raporton gazeta izraelite në gjuhën angleze.

Lajme të ngjashme