Vriten dy gra në një qendër fetare myslimane në Lisbonë - NACIONALE

Vriten dy gra në një qendër fetare myslimane në Lisbonë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia ka njoftuar se në një qendër fetare myslimane në kryeqytetin portugez, Lisbonë, janë vrarë me thikë dy gra.

Bëhet e ditur se sulmi ka ndodhur në Qendrën Ismaili në Avenida Lusíada, ndërsa i dyshuari, i cili posedonte një thikë të madhe, është qëlluar në këmbë nga policia.

Sipas BBC-së, ai më pas është ndaluar dhe është dërguar në spital, ndërsa motivet e sulmit nuk janë bërë ende të qarta.

Duke folur për median portugeze SIC Notícias, udhëheqësi i komunitetit ismailit Nazim Ahmad ka thënë se sulmuesi ishte afgan, ndërsa viktimat portugeze.

Në një deklaratë në faqen e internetit Ismaili ka thënë edhe se komuniteti ishte "i tronditur dhe i pikëlluar nga ky incident dhe po ofron mbështetje për familjet e viktimave".

Më tej bëhet e ditur se “perimetri i objektit është siguruar dhe komuniteti Ismaili po bashkëpunon plotësisht me një hetim policor”.

Kryeministri Antonio Costa e ka cilësuar sulmin si "një akt i izoluar" dhe ka thënë se është shumë herët për ta diskutuar motivin.

Lajme të ngjashme