Vriten 3 djem të liderit të Hamasit nga një sulm izraelit në Gazë - NACIONALE

Vriten 3 djem të liderit të Hamasit nga një sulm izraelit në Gazë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Tre djem të liderit politik të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – janë vrarë nga një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës të mërkurën.

Hamasi tha se në këtë sulm u vranë edhe katër nipër e mbesa të liderit të vet.

Djemtë e Ismail Haniyeh janë në mesin e figurave të profilit më të lartë që janë vrarë deri tani në këtë luftë.

Izraeli tha se djemtë e tij ishin operativë të Hamasit, ndërsa Haniyeh e akuzoi Izraelin se veproi “në frymën e hakmarrjes dhe vrasjes”.

Vrasja e tyre rrezikon të ndikojë në bisedimet e ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët për armëpushim në Gazë, të cilat filluan të shënojnë përparim në ditët e fundit, pavarësisht se mes palëve ka ende goxha dallime në çështjet kryesore. /REL

Lajme të ngjashme