Von der Leyen përsëri në Kiev, Ukraina do ta shënojë Ditën e Evropës
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të martën arriti në Kiev, ku do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ukraina do ta shënojë Ditën e Evropës bashkë me vendet e Bashkimit Evropian, bllok ku shpreson se do të anëtarësohet, raporton gazeta “The Guardian”.
“Mirë që po kthehem në Kiev, ku vlerat që i mbajmë për të shenjta mbrohen përditë. Prandaj, është një vend aq i përshtatshëm për ta festuar Ditën e Evropës. E mirëpres vendimin e presidentit Zelensky për ta bërë 9 majin Ditë të Evropës edhe këtu në Ukrainë”- shkroi zonja Von der Leyen në rrjetin “Twitter”.
Good to be back in Kyiv.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 9, 2023
Where the values we hold dear are defended everyday.
So it is such a fitting place to celebrate the day of Europe.
I welcome President @ZelenskyyUa's decision to make 9 May Europe Day also here in Ukraine. pic.twitter.com/MEGOEfgyIq
Zyrtarja e lartë e BE-së i ka ofruar vazhdimisht përkrahje të fuqishme Ukrainës dhe më parë i ka vizituar zonat e goditura rëndë nga pushtimi rus.