Vlera e Bitcoin-it bie në nivelin më të ulët në shtatë muaj - NACIONALE

Vlera e Bitcoin-it bie në nivelin më të ulët në shtatë muaj

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Vlera e kriptovalutës së njohur, Bitcoin, të martën ra nën 90 mijë dollarë për herë të parë në shtatë muaj, duke e dhënë shenjën më të re se etja e investitorëve për të ndërmarrë rreziqe po shuhet nëpër tregjet financiare.

Kriptovaluta i ka humbur të gjitha ngritjet e këtij viti dhe tani qëndron gati 30 për qind nën nivelin e kulmit të saj prej më shumë se 126 mijë dollarësh për njësi në tetor. Vlera e saj ran ë 89,286 dollarë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Rreth 1,2 trilion dollarë janë hequr nga vlera e përgjithshme e tregut të kriptovalutave në gjashtë javët e fundit, sipas përcjellësit të tregut, “CoinGecko”.

Spekuluesit që kishin vënë para në kriptovaluta me shpresën për rregulla mbështetëse nga ShBA-ja kanë filluar që të tërhiqen, duke shkaktuar rrjedhje të vazhdueshme në javën e fundit, tha Joseph Edwards nga “Enigma Securities”.

Sidoqoftë, mbajtësja më e madhe e kriptovalutave Bitcoin, “Strategy”, i ka shtuar rezervat e saj. Themeluesi Michael Saylor tha se kompania të hënën bleu 8,178 Bitcoin-e.

Edhe kriptovaluta Ether ka qenë me muaj nën trysni dhe ka humbur gati 40 për qind nga vlera e saj në krahasim me kulmin e arritur në gusht prej më shumë se 4,955 dollarësh./Nacionale

Lajme të ngjashme